-
Rënia e popullsisë dhe emigrimi po ushtrojnë presion mbi ekonominë, Sejko: Duhen reformuar pensionet, të investohet në tregun e punës
Plakjes e shpejtë të popullsisë dhe emigrimi i të rinjve në moshë pune, është kthyer në sfidë serioze për ekonominë shqiptare tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili bën apel për reformim të skemës së pensioneve. Ndërsa BERZH thekson se ekonomia e Shqipërisë mund të ngadalësohet vetëm prej rënies së popullsisë dhe emigracionit.
27 Janar, 10:55 -
1.4 mld euro në vit, shtetet prej nga emigrantët dërgojnë më shumë para, surprizë Anglia, Gjermania, SHBA
Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n. Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Në vend të tretë renditet Gjermania dhe në të katërtin, Greqia.
26 Janar, 08:06 -
Blerja e shtëpisë në 2026-ën/ Bankat ‘dorështrënguara’, rrisin kërkesën për kolateral! Janar-nëntor 2025 u morën 590 mln € kredi për blerje banese
Bankat po u kërkojnë më shumë kolateral qytetarëve që kërkojnë të marrin kredi për blerje banese. Një raport i Bankës së Shqipërisë tregon se huaja për blerje shtëpie do të jetë e vështirë edhe për vitin 2026 për shkak edhe të kufizimeve që ka caktuar banka prej korrikut të vitit të kaluar.
25 Janar, 16:29 -
-
“A do të dëmshpërblehen familjet e prekura nga ngordhja e bagëtive gjatë zjarreve të verës?”, Petrit Malaj-Braçes: S’ka kërkesë nga Ministria e Bujqësisë, duhet parë kuadri ligjor nëse na e mundëson
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka pyetur në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ministrin e Financave, Petrit Malaj, nëse është parashikuar në aktin normativ të dhjetorit kompensimi i familjeve që u prekën nga ngordhja e bagëtive prej zjarreve në verë.Sipas Braçes, ministri i Bujqësisë, Andis
21 Janar, 14:56 -
Euro prek minimumin e ri historik! BSH: Monedha Evropiane po këmbehet me 96.4 lekë
Banka e Shqipërisë thotë se zhvlerësimi i monedhave të huaja ka ardhur prej fluksit të lartë të valutave që ka hyrë në vend prej turizmit, investimeve të huaja dhe remitancave, kurse ekspertët e kanë lidhur edhe me paranë informale, që vjen kryesisht nga burime informale. Për të frenuar një rënie edhe më të fortë vjet deri në shtator banka ka blerë 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor, vlera më e lartë e tërhequr ndonjëherë nga tregu.
21 Janar, 14:49 -
Braçe: Të kontrollojmë agresionin që po na vjen prej investimeve ruse! Po bëhemi gazi i botës me platformat ‘FOREX’
Deputeti socialist Erion Brace ka kërkuar në Komisionin e Ekonomisë që të miratohen instrumentet dhe ndryshimet ligjore të domosdoshme për të kontrolluar flukset e investimeve të huaja në vendin tonë, sidomos ato që vijnë nga vendet jo mike, siç është Rusia.Kjo pasi sipas Braçes, agresioni ekonomik rus ës
21 Janar, 14:24 -
Braçe te Ekonomia: E paprecedentë mos-miratimi i rezolutave për AMF dhe Konkurrencën! Ka marrëveshje mes kompanive të sigurimeve në dëm të qytetarëve
Erion Braçe gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë e cilësoi si të paprecedentë dhe në dëm të qytetarëve mos-miratimin e rezolutave për AMF dhe Autoritetin e Konkurrencës.
21 Janar, 14:07 -
Banka e Shqipërisë ul më tej normat e interesit për kreditë konsumatore! Për vlerat deri 200 mijë lekë interesi maksimal 54.8%
Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve deri në korrik të këtij viti, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua.
20 Janar, 14:27 -
Banka e Shqipërisë ekspozitë për paranë në një shekull, Gent Sejko: Historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave
Këtë vit bëhet 1 shekull që kur është emetuar kartëmonedha e parë shqiptare. Në ambientet e Bankës së Shqipërisë është hapur ekspozita ku pasqyrohen 100 vitet e transformimit të monedhës kombëtare. Guvernatori Gent Sejko tha në çeljen e ekspozitës se historia na mëson sesi t’u përgjigjemi krizave.
20 Janar, 13:56 -
-
-
Guvernatori Sejko në Forumin e Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore: Sistemi financiar shqiptar, i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar
Guvernatori Gent Sejko ishte i ftuar si folës në panelin e guvernatorëve të bankave qendrore të këtij rajoni. Sejko vlerësoi se sistemi financiar shqiptar paraqitet i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar.
14 Janar, 14:14 -
100 vite nga kartëmonedhat e para të emetuara nga Banka! Nga franga te leku, seritë si pasqyrë e politikës së kohës! ‘Jo lek të ri apo të vjetër’, si lindi ‘keqkuptimi’ në 1965-n
Nga franga që ishte monedha e parë që qarkulloi në Shqipëri pas krijimit të Bankës Kombëtare e deri tek leku në ditët e sotme, një seri monedhash e kartëmonedhash kanë qarkulluar në vend, dhe që pasqyronin zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit. Këtë vit bëhet 1 shekull që kur është emetuar kartëmonedha e parë shqiptare.
13 Janar, 18:19 -
Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025
Treguesi i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka shfaqur në përgjithësi një ecuri në rënie gjatë vitit të kaluar. Në vija të përgjithshme, kjo përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025.
13 Janar, 07:24 -
-
Rritja e kredisë për prona, BSH mund të shtojë përsëri kërkesat për kapital ndaj bankave
Në rivlerësimin periodik të shtesës kundërciklike të kapitalit, të fundit të vitit 2025, Banka e Shqipërisë ka evidentuar edhe njëherë ritmin më të shpejtë të rritjes së kredisë krahasuar me rritjen ekonomike.
8 Janar, 08:29 -
Tregtia ‘mall me mall’ kërcënon ndërtimin, biznesmeni Shtejfni: Kleringu po na falimenton, fabrikat po mbyllen
Tregtia e bazuar në klering po kërcënon sektorin e ndërtimit. Fabrikat që prodhojnë lëndë të para po marrin në këmbim nga ndërtuesit, apartamente, duke mbetur pa likuiditet e pamundësi për të vijuar prodhimin apo për të paguar punëtorët.
7 Janar, 17:06 -
Rritet treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit, vrojtimi i BSH: Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 4.5 pikë përqindje. Në rritjen mujore ndikuan të dy komponentët, si vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe ai i porosive aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rritje.
5 Janar, 15:37 -
A do e rikthejë 2026 'shkëlqimin e valutave'? Kursi i këmbimit dhe i dollarit si 'përrallë nga e kaluara', prej zhvlerësimit me 30% në raport me lekun
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro në 2025-ën është këmbyer me rreth 2% më pak se në 2024-ën, dhe i njëjti trend i luhatur pritet të vijojë edhe përgjatë vitit 2026.
4 Janar, 17:20