-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rama: Do jetë histori suksesi për sipërmarrësit rural, si hotelet me 5 yje! Synojmë që eksportet të kapin 1 mld euro në 2030
Kryeministri Edi Rama, gjatë një tryeze të organizuar nga Banka e Shqipërisë, e cilësoi këtë skemë si një hap cilësor për rritjen e eksporteve bujqësore, me synimin për të arritur vlerën e 1 miliard eurove deri në vitin 2030. Rama theksoi se skema do t'u vijë në ndihmë sipërmarrësve ruralë, lidhur edhe me 'Paketën e Maleve', që do jetë sipas kryeministrit një histori suksesi.
6 Shkurt 2025, 11:55 -
Sejko: Miratohet ulja e interesit dhe komisionet për Kreditë Konsumatore
Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa ndryshime për kreditë konsumatore. Siç bëri me dije guvernatori Sejko në konferencën e sotme me gazetarët, BSH ka ulur normat e interest e komisionet për kreditë konsumatore.
5 Shkurt 2025, 17:22 -
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
Banka e Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%, për shkak se inflacioni ka vijuar rënien ndërkohë që ekonomia dhe punësimi po rriten. Në konferencë për shtyp guvernatori Gent Sejko theksoi se janë shtuar pasiguritë ekonomike për shkak të tensioneve tregtare ndërkombëtare, referuar vendimeve të fundit të Presidentit Donald Trump.
5 Shkurt 2025, 16:26 -
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
Një anketim i bërë nga Banka e Shqipërisë ka treguar se 35% e shqiptarëve se mbyllin dot muajin pa borxhe. Eksperti i Ekonomisë Eduard Gjokutaj, ai tha zgjidhje do të ishte të rriteshin të ardhurave, ndërsa theksoi se ekonomia është në një model që nuk prodhon
5 Shkurt 2025, 15:49 -
Të gjithë të 'etur' për kredi/ 600 mln euro më shumë se në 2023! Biznesi rrit investimet, qytetarët duan shtëpi
Rreth 3.8 miliardë euro kredi kanë marrë bizneset dhe qytetarët vitin e kaluar, me rritje prej më shumë se 600 milionë euro në raport me vitin 2023. Banka e Shqipërisë thotë se vjet ka pasur bum kërkese për kredi nga bizneset kryesisht për investime, ndërsa nga qytetarët me fokus kryesor blerje banese.
5 Shkurt 2025, 15:27 -
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
Afro 35% e familjeve shqiptare nuk mund t’i përballojnë shpenzimet mujore pa marrë borxh. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se qytetarët në vend janë më pak rezistent ndaj shpenzimeve të papritura në raport me mesataren e BE-së.
4 Shkurt 2025, 19:26 -
Qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha! BSH: 2025 vit pesimist, bie besimi në ekonomi për janarin! ‘Sytë’ tek turizmi
Besimi në ekonomi është ulur me 0.8% këtë fillimvit, kur bizneset dhe qytetarët janë më pesimistë për situatën ekonomike. Banka e Shqipërisë thotë se qytetarët presin rritje çmimesh dhe kanë hequr dorë nga blerjet e mëdha, turizmi është i vetmi sektor me pritshmëri pozitive për ekonominë.
3 Shkurt 2025, 16:31 -
Shqiptarët më të kulturuar financiarisht, por me blerjet online jemi të ‘shkujdesur’! BSH: Të painformuar për rrezikun
Shqiptarët po mësojnë më shumë mbi produktet financiare. Banka e Shqipërisë thotë se kultura financiare e shqiptarëve është rritur me 6% krahasuar me vitin 2019, ku njohuritë më të mira qytetarët i kanë mbi kreditë, normat e interesit dhe praktikat e kursimit. Problem thuhet në vrojtim mbetet teknologjia, pasi qytetarët kanë shumë pak njohuri për rreziqet e blerjeve online.
2 Shkurt 2025, 13:27 -
-
Sejko takon përfaqësuesit e Bankës Botërore, gati të ofrojnë asistencë për analizimin e financimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme
Guvernatori Sejko priti në takim një ekip të Bankës Botërore (BB), në kuadër të Programit të Zhvillimit dhe Qëndrueshmërisë Financiare, të kryesuar nga znj. Rekha Reddy, në rolin e saj të ri si menaxhere e projektit.
28 Janar 2025, 17:17 -
Gati projektligji/ Krijohet ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ me fokus tek bujqësia! Rama: Motor zhvillimi për ekonominë, 250 mln € kredi të buta për biznesin
Qeveria ka gati një projektligj për të hapur ‘Bankën Shqiptare të Zhvillimit’, e cila do të ketë në fokus financimin e fushave kryesore të ekonomisë e veçanërisht bujqësinë. Kryeministri Edi Rama tha se ky hap po ndërmerret në bashkëpunim me Casa Depositi e Prestiti në Itali.
24 Janar 2025, 10:26 -
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
Ndryshimet klimatike janë kthyer në rrezik për ekonominë, ndërkohë bankat duhet të marrin masa për të fuqizuar sistemet e tyre ndaj dukurive natyrore. Për tu mbrojtur nga ‘Klima’ vendi do të ketë edhe ndihmën e Bankës Evropiane të Investimeve, ndërsa guvernatori Gent Sejko i bën apel bankave të financojnë më shumë projektet që lidhen me ekonominë e gjelbër.
23 Janar 2025, 17:37 -
Banka e Shqipërisë, skemë të re kredish për bizneset! ‘Të vegjlit’ e marrin me 3.5%! Deri në 250 mijë euro, vetëm për investime
Fuqizimi i bizneseve të vogla e të mesme, rritja e punësimit dhe e prodhimit, janë synimet kryesore që Banka e Shqipërisë thotë se do të arrihen me skemën e re të kredive të buta për këto sipërmarrje. Në programin e miratuar thuhet se këto biznese do të marrin deri në 250 mijë euro kredi me interes jo më të lartë se 3.5%.
20 Janar 2025, 16:52 -
Skema e re, kredi e lirë për biznesin e vogël dhe të mesëm! Do të përdoret për investim
Bizneset e vogla dhe të mesme do të marri kredi me norma interesi të favorshme pranë bankave tregtare. Banka e Shqipërisë ka miratuar programin e ri që synon rritjen e financimit për këto kategori biznesi, ku synohet që kredia që ato do marrin për investim të jetë më e ulët sesa ka qenë gjatë viteve të kaluara.
18 Janar 2025, 17:12 -
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
Banka e Shqipërisë nënshkroi sot (10 janar 2025) marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën e Italisë dhe tri banka qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor për krijimin e një sistemi pagesash të shpejta.
10 Janar 2025, 16:55 -
Sejko thirrje bankave: Bëhuni gati për SEPA-n brenda vitit, rrisni kredinë për biznesin e vogël
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u bën thirrje bankave të marrin masa dhe të respektojnë afatet e caktuara për t’u bërë pjesë e skemave SEPA, në mënyrë që brenda këtij viti të nisin transaksionet dhe pagesat e shpejta dhe me kosto të ulët.
9 Janar 2025, 15:58 -
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
Qytetarët dhe bizneset e mbyllin vitin 2024 me pesimizëm. Banka e Shqipërisë thotë se qytetarët në muajin festiv të dhjetorit bënë më pak blerje, kurse të gjithë sektorët e biznesit janë shprehur të pakënaqur me aktivitetin e tyre.
6 Janar 2025, 18:49 -
A ka rrezik për një tjetër valë inflacioni në 2025-ën? Përgjigjet zëvendësguvernatorja
Ekonomia ka vijuar trendin rritës edhe përgjatë vitit të shkuar e ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi. Banka e Shqipërisë thotë se kjo rritje do të vijojë edhe përgjatë vitit 2025, ku rritja parashikohet në 3.7%.“Ka qenë një vit i mirë, rritja ekonomike ka qenë 4%, dhe planifikohet r
2 Janar 2025, 10:16 -
