-
Sulmi me armë në Krakov, mijëra qytetarë marshojnë në heshtje për të nderuar viktimat: Meritojmë të dimë arsyen pse ndodhi! Qyteti përpiqet t’i kthehet normalitetit
Polonia, e cila është jashtëzakonisht krenare për reputacionin e saj si një vend i sigurt, është tronditur thellësisht nga ky sulm. Ngjarja i ka lënë njerëzit në përpjekje për të kërkuar njëfarë kuptimi për atë që ndodhi.
10 Nëntor, 11:16 -
U plagos nga polici, ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni! Historia e trazuar e 24-vjeçarit Michal Oksinski: Punonte me të atin në poligonin e qitjes, në shkollë vizatonte skena vrasjeje
24-vjeçari, për të cilin prokurorët thonë se ishte i frymëzuar nga “ideologjitë e ekstremit të djathtë”, mbeti i plagosur rëndë pasi hapi zjarr në qendër të Krakovit të shtunën. Efektivët e armatosur mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe u përfshinë në një shkëmbim zjarri me të.
9 Nëntor, 07:37 -
Sulmi me armë në Krakov, momenti kur 25-vjeçari hap zjarr nga makina, qytetarët vrapojnë në panik! Para sulmit autori kishte vrarë në banesë prindërit e motrën (VIDEO)
Në video, shihet makina e 25-vjeçarit polak që ndalon në një kryqëzim. Më pas, ai nxjerr armën dhe qëllon drejt kalimtarëve. Një burrë, i cili është qëlluar nga plumbi, rrëzohet në tokë. Prokuroria e Polonisë ka konfirmuar zyrtarisht se sulmi i përgjakshëm po trajtohet zyrtarisht si një vepër terroriste.
8 Nëntor, 11:08 -
-
Poloni/ Sulm me armë në Krakov, 25-vjeçari hap zjarr nga makina! 6 viktima dhe 15 të plagosur, momenti kur policia neutralizon autorin (VIDEO)
Polonia është në zi pasi një 25-vjeçar, i veshur me uniformë kamuflazh, hyri me shpejtësi me makinë në sheshin ikonik të Krakovës plot turistë dhe me një armë automatike qëlloi drejt kalimtarëve duke lënë të vdekur 6 persona dhe 15 të tjerë të plagosur. Autoritetet thanë se i riu ishte me bindje radikale të djathta.
7 Nëntor, 19:37 -
Mijëra ushtarë evropianë do të stërviten në Poloni për një dislokim të mundshëm në Ukrainë në rast të arritjes së paqes
Britania dhe Franca do të udhëheqin një stërvitje ushtarake për të testuar aftësinë e një force shumëkombëshe për t’u vendosur në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje paqeje.
3 Nëntor, 09:22 -
Përplasje fizike në Gjykatën Kushtetuese të Polonisë, presidenti Nawrocki shtyn magjistraten: Ju nuk jeni gjyqtarë! (VIDEO)
Presidenti Nawrocki, i mbështetur nga opozita e djathtë, kishte refuzuar më herët betimin e pesë nga tetë gjyqtarëve të rinj, të zgjedhur këtë vit nga parlamenti. Ky vendim ka thelluar përplasjen mes presidencës dhe institucioneve të tjera shtetërore lidhur me kontrollin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
2 Nëntor, 09:50 -
Kriza në Poloni! Presidenti bllokon 5 gjyqtarë kushtetues, kryeministri kërkon t’i fusë në detyrë pa miratimin e tij! Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk
Kryeministri polak Donald Tusk ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet nga ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht protestave. Në një fjalim televiziv të shtunën në mbrëmje, Tusk mbrojti ndërhyrjet në gjykatë, duke deklaruar se ato janë të nevojshme për të rikthyer funksionimin e institucionit, i përfshirë prej vitesh në konflikte politike.
1 Nëntor, 15:26 -
Poloni, pezullohen 2 krerët e Gjykatës Kushtetuese! Presidenti përplasje me qeverinë e Donald Tusk
Në Poloni pezullimi me 1 muaj i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ka futur vendin në një krizë të fortë institucionale. Presidenti i vendit, Karol Nawrocki, është përplasur me qeverinë e kryeministrit Donald Tusk, pas pezullimit të kryetarit nga një gjyqtare e këtij institucioni, veprim që ka marrë mbështetjen e kampit qeverisës
31 Tetor, 07:40 -
Arrestimi i dytë brenda 3 ditësh në Poloni, 46-vjeçari dyshohet për kërcënime ndaj kryeministrit Tusk
Policia polake ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për kërcënime ndaj drejtuesve të lartë të shtetit, kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.
13 Tetor, 16:48 -
Polonia në alarm, kërcënohen me jetë Donald Tusk dhe ministri i Mbrojtjes! Arrestohet personi që dyshohet se po planifikonte të kryente sulmin
Plani i mundshëm për atentat ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes ngriti alarmin në Poloni, duke nxitur një mbledhje urgjente të drejtuesve të sigurisë. Autoritetet e cilësuan kërcënimin “jashtëzakonisht shqetësues” dhe vlerësuan se kishte shumë gjasa të vihej në zbatim.
11 Tetor, 16:53 -
Një udhëtim drejt kufirit të militarizuar midis Evropës dhe Rusisë, kryeministri Tusk: E dimë që Putini po planifikon diçka
Një udhëtim në Branievo, pranë Kaliningradit. Këtu, polakët po përgatisin Mburoja Lindore, e cila deri në vitin 2028 do t'i ofrojë krahut lindor të NATO-s modernizimin më të madh të mbrojtjes që nga viti 1945. Tetëqind kilometra sisteme mbikëqyrjeje dhe fortifikime, dhe madje flitet edhe për fusha të minuara.
24 Shtator, 15:55 -
Helikopteri rus hyn në hapësirën ajrore të Polonisë, Varshava ngre avionët luftarakë: Moska po vë në provë mbrojtjen tonë! Rutte: Europa të ruajë qetësinë!
Kreu i NATO-s tha se aleanca duhet të vijojë investimet në mbrojtje dhe të jetë e gatshme të mbrojë “çdo centimetër të territorit aleat”.
23 Shtator, 15:59 -
'Nëse shpërthen lufta, largohuni drejt Polonisë', Lituania përgatit planin e evakuimit për banorët e kryeqytetit në rast të një sulmi rus
Autoritetet në Vilnius kanë përcaktuar korridoret e largimit në rast kërcënimi ushtarak. Polonia po përgatit një korridor tranziti për qytetarët që mund të evakuohen nga shtetet baltike.
18 Shtator, 16:49 -
-
Goditja ruse ndaj trenit Ukrainë-Poloni, Kallas: Donin të trembnin Perëndimin! Rutte: Putin i dëshpëruar! Trump: Moska dhe Kievi do ndalin sulmet ndaj infrastrukturës energjetike
Goditja ndodhi pranë kufirit polak, ku një dron rus goditi lokomotivën e një treni pasagjerësh në linjën Kiev-Varshavë. Ngjarja shkaktoi reagime të menjëhershme në kryeqytetet perëndimore, ndërsa Varshava mblodhi urgjent drejtuesit e sigurisë dhe BE-ja, NATO-ja e Mbretëria e Bashkuar theksuan se mbështetja për Ukrainën nuk do të zbehet.
14 Shtator, 15:42 -
-
-
-
Rusia godet pranë kufirit me Poloninë, Kievi paralajmëron BE-në: Barbarët rusë janë në dyert tuaja! Trump-Zelenskyt: Ndal sulmet ndaj rafinerive ruse
Një tren pasagjerësh dhe një pikë karburanti u goditën vetëm dy kilometra nga kufiri me Poloninë. Kievi paralajmëron BE-në dhe NATO-n, ndërsa Varshava mbledh drejtuesit e sigurisë.
13 Shtator, 11:40