-
'Situata po përkeqësohet',Et'hem Ruka: Kemi një valë të dytë të COVID-19, më të rëndë
Ruka shkruan se numri i të shtruarve në spital është 82, që është i njëjtë me situatën në muajin prill kur u arrit piku. Gjithashtu shton se tashmë po vjen një valë e dytë e COVID-19, të cilën e parashikon më të fortë se e para dhe nuk dihet se kur do arrijë piku.
22 Qershor 2020, 20:43 -
Transporti publik ende mbyllur, shoqatat: Nuk fillojmë pa plotësuar kushtet, s’jemi bodyguard për zbatimin e protokollit
Transporti publik ende pa një datë për të rifilluar. Nga njëra anë ministria e transportit dhe komiteti teknik nuk japin lejë për të rinisur ky aktivitet, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka për përhapjen e covid. Nga ana tjetër shoqata e transportit e cilëson të pazbatueshëm protokollin e autoriteteve dhe nuk ka marrë garancitë financiare për të përballuar gjendjen ekonomike ku ndodhet.
22 Qershor 2020, 16:19 -
Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar te Infektivi pa asnjë sëmundje, shkon në 45 numri i viktimave nga COVID
Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejë
22 Qershor 2020, 15:34 -
Dy mësues të gjimnazit në Tiranë me COVID, dyshohet edhe një mjek te poliklinika nr. 1 në Tiranë
Sot u regjistruan 23 të infektuar me COVID në Tiranë. Report Tv mëson se mes tyre janë 2 mësuese të gjimnazit 'Sami Frashëri'. Mësueset nuk kanë qenë pjesë e stafit monitorues të provimeve të maturës shtetërore. Dyshohet se i prekur me COVID është një mjek te Klinika e Specialiteteve nr.1 n&
22 Qershor 2020, 15:17 -
-
Rast i ri në Pogradec, pjesëtari i stafit të konsultores që u mbyll u infektua në Tiranë
Në Pogradec sot është shënuar një tjetër rast me COVID, që lidhet me vatrën e infeksionit te konsultorja e fëmijëve që u mbyll tre ditë më parë. Report Tv mëson se një prej pjesëtarëve të konsultores ka qenë në Tiranë pak ditë më parë ku është infe
22 Qershor 2020, 13:15 -
Mbyllet fasoneria në Vlorë, punëtorët në protestë: Do bashkëjetojmë me virusin, nuk do të vdesim për bukë
Një fasoneri është mbyllur në Vlorë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pasi disa ditë më parë 5 punonjës rezultuan pozitivë me COVID-19. Fasoneria është cilësuar si vatër, pasi në ditët e fundit janë regjistruar disa raste, edhe në fundjavë kur ishte mbyllur, prandaj sot nuk ësh
22 Qershor 2020, 13:10 -
-
Koraqi: Skenar për hapjen e COVID/2! Vatrat në QSUT janë izoluar! Ka pasur neglizhencë nga mjekët! Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë (VIDEO)
Të gjendur përballë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në 24 orë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të saj rihapjen e spitalit COVID/2, të cilën e konfirmon edhe mjeku Andi Koraqi për Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku, Koraqi tha se Komiteti Teknik po planifikon rihapjen e spitalit, teksa ndalur te stafi që do të punojë te COVID/2, ai shtoi se mund të ketë një ndarje të personelit të Infektivit, kjo për shkak të eksperiencës së këtyre të fundit.
22 Qershor 2020, 13:03 -
-
-
Fluturimet rinisën sot pa protokoll në Rinas/ S'ka plotësim formulari, vetëm dezinfektim! Qytetari: Çmimi i biletës i arsyeshëm (VIDEO)
22 qershori shënon rinisjen e fluturimeve nga Aeroporti "Nënë Tereza", megjithatë kjo vlen vetëm për rezidentët, ato që janë arsye shëndetësore apo biznesi, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.
22 Qershor 2020, 11:47 -
-
Covid-19 prek sistemin e drejtësisë, karantinohet një sekretare gjyqësorë në Tiranë! Vëzhgimi i Report TV: Nuk ruhet distancimi social
Virusi Covid-19 prek edhe sistemin e drejtësisë, ku pas rastit të parë javën e shkuar në gjykatën e Shkodrës këtë herë është karantinuar një sekretare në gjykatën e Tiranës, pasi familjar të saj janë me covid-19. Kamera e ReportTv bëri një vëzhgim në këtë gjykatë ku mungon tuneli dezinfektimit dhe nuk respektohet distancimi shoqëror.
22 Qershor 2020, 11:17 -
Nuk vuante nga sëmundje shoqëruese, COVID-i i merr jetën 62-vjeçarit, sot 33 raste, rriten të shtruarit, Shëndetësia po vlerëson rihapjen e spitalit të dytë COVID
Në 7 ditët e fundit janë shënuar 10 viktima, 45 në total. COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 33 raste të reja dhe 25 të shëruar në 24 orët e fundit. Rritet numri i të shtruarve në spital duke thyer edhe rekordin që ishte në 2 prill me 81 të prekur në këtë spital. 790 raste aktive në të gjithë vendin.
22 Qershor 2020, 10:32 -
Lajmi i mirë/ Durrësi dhe Kruja asnjë të prekur me COVID në 24 orët e fundit
Pas një kohe të gjatë, Durrësi dhe Kruja nuk kanë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit asnjë rast me COVID-19. Gazetarët e Report Tv në rrethe, Artur Korriku dhe Julian Shota raportojnë se në 24 orët e fundit, pas testeve të kryera nuk ka rezultuar pozitiv asnjë qytetar.
22 Qershor 2020, 10:12 -
-
Nesër përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore nga COVID-i! Rama: Mund të shtyhet vetëm në zonat bregdetare
23 qershori (nesër) do të shënojë fundin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vendin tonë, të shpallur për shkak të pandemisë COVID-19. Përgjatë tre muajve, Shqipëria ka qenë në masa të rrepta sigurie të diktuara nga koronavirusi, të cilat u shoqëruan me kufizim të liri-daljes, mbylljes së bizneseve, shkollave, transportit publik, kufijve, pra në karantinë totale, masa këto të cilat erdhën duke e u lehtësuar.
22 Qershor 2020, 09:05 -
Shtohen rastet me COVID, 10 mijë inspektime në Vlorë për respektimin e masave, Braho: Mbyllen 3 biznese (VIDEO)
Rriten inspektimet ndaj bizneseve në Vlorë nëse respektohen apo jo masat anti-COVID. Drejtoresha e ISHSH-së Vjollca Braho ishte në terren për të parë sa respektohet protokolli i sigurisë duke konfirmuar që deri më tani janë bërë mbi 10 mijë inspektime.
21 Qershor 2020, 15:29 -
Gjashtë raste pozitive me COVID-19 në Fier, 4 prej tyre kontakte me rastet e mëparshme në fshatin Peshtan
Gjashtë nga 71 rastet e reja sot me koronavirus janë regjistruar në Fier, aty ku mësohet se 4 janë kontakteve të pacientëve që ka rezultuar tashmë pozitiv në fshatin Peshtan. Një tjetër rast ësht&
21 Qershor 2020, 11:52
