Fluturimet rinisën sot pa protokoll në Rinas/ S'ka plotësim formulari, vetëm dezinfektim! Qytetari: Çmimi i biletës i arsyeshëm (VIDEO)

TIRANË- 22 qershori shënon rinisjen e fluturimeve nga Aeroporti "Nënë Tereza", megjithatë kjo vlen vetëm për rezidentët, ato që janë arsye shëndetësore apo biznesi, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.

Report Tv me gazetaren Eliza Gjediku ka bërë një vëzhgim në aeroport, ku shihet që qytetarët janë të pajisur me maska, kusht ky i vendosur nga ana e autoriteteve, por nuk respektohet distanca sociale prej minumumi prej 1.5 m mes pasagjerëve me njëri- tjetrin, para se të futen për të bërë check-in. Qytetarët kalojnë nga tuneli i dezinfektimit si dhe u matet tempatura  me skaner termik. 

"Në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit të gjithë pasagjereve që nisen dhe mbërrijnë në aeroport iu bëhet matja e temperaturës me skaner termik. Gjithashtu ata kalojnë dhe në tunelin dezinfektues", tha  Dr.Lorenc Hashorva, Shef i Njësisë se Inspektimit Shëndetësor në Rinas për Report Tv.

Ndërkohë, në protokoll parashikohet që qytetarët të plotësojnë edhe një formular të historikut të tyre, nëse kanë një person të afërt me COVID, por qytetarët jashtë kamerës shprehen se nuk u është vënë në dispozicion nga ana e autoriteteve. Distancimi social nuk është kriter për pasagjerët në avion, pasi fluturimet kryhen me kapacitet të plotë, mjafton mbajtja e maskave, teksa kompanitë ajrore janë  këshilluar që të mos shërbejnë ushqim për arsye sigurie.

Qytetarët shprehen se çmimet e biletave janë të arsyeshme.

"E kemi prerë biletën dje, kam qenë në spital dhe do të shkoj të shtrohem. Cmimi ishte i arsyeshëm, 85 euro. Do të qëndroj 5-6 ditë sa të bëhet vizita", tha për mikrofonin e Report Tv, një qytetar.

1592819639_60101bc793834bc4a6dc083d0515e241.jpg

Distanca sociale nuk respektohet në aeroportin e Rinasit

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e sotme janë:⠀⠀
✈Aegean - Tiranë - Athinë dhe kthim
✈Air Albania - Stamboll - Tiranë and Tiranë - Milano
✈Albawings - Tiranë - Bari dhe kthim
✈Air Serbia - Tiranë - Beograd dhe kthim
✈Austrian - Tiranë - Vjenë dhe Kthim
✈Albawings - Tiranë - Venecia dhe kthim
✈Albawings - Tiranë - Firence dhe kthim

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 22/06/2020 11:52

    Po ketu ska asnje send asgje Jo me kontrollet. Cdo the show mediatik Ben kete bem ate edhe ne realitet shum Pak gjera behen... Mos kerkoni standarte nese nuk egziston rregulliedhe kultura...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë