Koraqi: Skenar për hapjen e COVID/2! Vatrat në QSUT janë izoluar! Ka pasur neglizhencë nga mjekët! Kujdes, virusi qëndron edhe në ujë (VIDEO)

TIRANË- Të gjendur përballë rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në 24 orë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka në plan të saj rihapjen e spitalit COVID/2, të cilën e konfirmon edhe mjeku Andi Koraqi për Report Tv. Në një intervistë me gazetaren Doris Sallaku, Koraqi tha se Komiteti Teknik, pjesë e së cilit është edhe ai, po planifikon rihapjen e spitalit, por nuk dihet ende nëse do të rihapet "Shefqet Ndroqi", ose siç njihet Sanatoriumi, i cili më herët ka funksionuar si spital për trajtimin e pacientëve me koronavirusi apo ish- urgjenca kirurgjikal, edhe ky i planifikuar.

"Ka skenar të përgatitur, varet nga numri i të shtruarve, numri i fataliteteve, do e vendosë Komuniteti. Numri i testimeve nuk është kusht i domosdoshëm për parandalimin apo vlerësimin e të infektuarve me COVID, e rëndësishme hetimi epidemiologjik, që i ndjek rastet hap pas hapi. Shërbimi është i standardizuar në të gjitha spitalet COVID, personel i specializuar, mund të bëhet edhe një ndarje e personelit infektiv, por personali është i specializuar", tha Koraqi.

Ai njofton se vatrat e infeksionet në shërbimet brenda QSUT-së janë izoluar, teksa konfirmon se ka pasur një neglizhencë nga ana e bluzave të bardha sa si takon respektimit të protokolleve.

"Situata nuk është që nuk pritej, pas hapjes apo daljes nga karantina, është rritur numri i kontakteve dhe kohëzgjatja e qëndrimit me njëri- tjetri, çka detyrimisht do të jepte rritje të përhapjes së koronavirusit. Numri i vogël i daljes nga karantina bëri që njerëzit të mendonin se virusi u zhduk, pati një neglizhencë për mos respektimin e protokolleve dhe kjo neglizhencë solli një numër të larë të të infektuara.  Ka pasur neglizhencë edhe nga bluzat e bardha që çoi në shfaqjen sporadike të të infektuar. Të gjitha rastet në QSUT janë izoluar, janë marrë masa për ndërprerjen e përhapjes së transmetimit, vazhdojnë testimet e personave që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, nuk di të ketë raste të reja nga spitali dhe ato që janë të prekur shumica kanë qenë pa shenja klinike. Infermier dhe specializantë, një pakicë mjekësh primar", shtoi Koraqi.

Me rritjen e temperaturave, ka rënë transmetueshmëria e virusit, vijon Koraqi, e ndërsa jep edhe disa këshilla sa i përket frekuentimit të plazheve, duke theksuar që qytetarët duhet të kenë kujdes sipas studimeve virusi jeton edhe në ujë. 

"Edhe karshi plazhit duhet të jemi shumë të kujdesshëm, koronaviruset kanë një karakteristikë që jetojnë edhe në ujëra të kripura dhe të ëmbla, por nuk është ky problemi. Ato janë të ndjeshëm ndaj dezifektantëve, këtu do thoja pishinat, janë të ndjeshëm ndaj dezifektantët që përdoren nëpër pishina. Po nga ana tjetër, e rëndësishme është që vetë plazhi, dhe pushimet kërkojnë grumbullime masive të njerëzve, Duhet të respektohet në mënyrë maksimale rregullat dhe protokollet, si mbajtja e maskave në ambiente të brendshme, ruajtja e distancës në ambiente të jashtme dhe larja apo higjiena personale", pëfundoi Koraqi. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë