-
COVID-19/ E diela në shtëpi! Pamjet e rralla me dron nga qyteti i Fierit i boshatisur (VIDEO)
Fieri më në fund i është bashkuar atyre qyteteve që zbatojnë me rigorozitet rregullat e vendosura nga autoritet në lidhje me emergjencën e koronavirusit. Si asnjëherë nuk ka asnjë lëvizje në rrugë. Policia së bashku me ushtrinë janë vendosur në pikat kryesore të qytetit, ndërsa monitorohen me kujdes pikat hyr&
22 Mars 2020, 09:51 -
Shkodra e boshatisur, pëllumbat dhurojnë spektakël (VIDEO)
Pamjet që ofron Shkodra janë të një qyteti pa këmbë njeriu. Askush nuk ka dalë nga shtëpia duke zbatuar kështu urdhrin për izolim total gjatë së dielës. Nga pamjet e këtij mëngjesi shikohen vetëm grumbuj pëllumbash që i dhurojnë një pamje të magjishme qytetit të boshatisur.
22 Mars 2020, 09:42 -
Lushnja dhe Fushë Kruja bosh, asnjë qytetar në rrugët e qyteteve (VIDEO)
Dy qytete të tjera të Shqipërisë, Lushnja dhe Fushë Kruja, kanë zbatur në maksimum urdhrat për kufizimin e lëvizjeve si dhe të izolimit në shtëpi. Lajmet për shtimin e rasteve në vendin tonë, por edhe ata të kobshmet që vijnë nga Italia duket se kanë ndërgjegjësuar shqiptarët.
22 Mars 2020, 09:36 -
Policia e Shtetit apel qytetarëve: Respektoni, respektoni oraret dhe zbatoni këshillat për higjienën (VIDEO)
Duke publikuar pamje të një Shqipërie të zbrazët, ku nuk piptinte as miza, policia e shtetit ka ripërsëritur apelin drejtuar qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi."Në të gjitha rrugët e Tiranës e Kamzës. Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrull
22 Mars 2020, 09:24 -
-
Kukësi zbaton me përpikmëri rregullat, në rrugë vetëm policia dhe ushtria (VIDEO)
E diela e ka gjetur Kukësin në qetësi totale. Qytetit verilindor ka respektuar urdhërat e qeverisë për të ndenjur në shtëpi dhe për të kufizuar lëvizjet. Në rrugët e qytetit dallohen vetëm makinat e policisë së shtetit dhe mjetet ushtarake.
22 Mars 2020, 09:19 -
VËZHGIMI/ Shqipëria në izolim total kundër COVID-19/ Tirana si shkretëtirë! Gjobiten 78 qytetarë dhe 2 biznese që thyen karantinën, një i arrestuar
Të vetmit në punë këtë të dielë, janë forcat e policisë dhe të ushtrisë në terren për të garantuar se askush nuk thyen shtetrrethimin, pjesëtarët e mediave dhe stafi mjekësor që po lufton çdo moment për jetët e personave të prekur nga COVID-19.
22 Mars 2020, 09:08 -
-
-
-
-
Mesazhi cinik por realist për të gjithë të rinjtë: Qëndroni larg gjyshërve, mos i përqafoni nëse i doni gjallë
Nëse doni të ruani gjyshin dhe gjyshen tuaj, qëndroni larg tyre, mos i takoni deri sa kjo pandemi të marrë fund. Mund të duket një mesazh cinik dhe egoist, por është e vetmja mënyrë që ato të vijonë të gëzojnë shëndete të plotë dhe jetë.
21 Mars 2020, 21:41 -
Shërohet pacienti zero nga koronavirusi, Rama: Doli negativ! Babë e bir pritet të lënë spitalin
Shkon në tre numri i të infektuarve me koronavirus që janë shëruar falë mjekëve të spitalit Infektiv në QSUT. Kryeministri Edi Rama njoftoi sonte se pacienti zero, djali 28-vjeçar nga Tirana ka rezultuar negativ, ndërsa ministrja Ogerta Manastirliu tha se i riu së bashku me babanë që është shëruar pritet që shumë shpejt të dalin nga spitali. Pacienti i parë që doli sot nga spitali do të vetëkarantinohet për 14 ditë
21 Mars 2020, 21:21 -
-
-
-
-
4 dronë monitorojnë Gjirokastrën dhe rrethinat për shkeljet e ndalimqarkullimit
4 dronë janë ngritur në ajër nga policia e Gjirokastrës për të monitoruar situatën jo vetëm në qytet por edhe në rrethinat e tij. Sipas pamjeve të kapura nga dronët duket se asnjë qytetar dhe asnjë makinë nuk qarkullon në rrugë, të cilat janë tërësisht të boshatisura.
21 Mars 2020, 20:35 -
-
