U deshën vetëm disa ditë izolim dhe rikujtuam disa gjëra thelbësore që i kishim harruar me dashje apo jo..

- Nuk ka gjë më të shtrenjtë se jeta! (Të tjerat venë e vinë ka thënë populli)..

- Jo çdo gjë blihet me pará. (Si i pasuri dhe i varfëri brenda në shtëpi ndodhen në të njëjtën situatë shëndetësore.)

- Jeta jonë vazhdon edhe pa parë politikanët e opinionistët çdo ditë në tv...

- Jeta jonë vazhdokërka edhe pa kafenetë, mejhanet, e restorantet që kanë mbirë në çdo cep të Tiranës...

- Jeta jonë vazhdokërka edhe pa puthjet e përqafimet tona të zjarrta “alla shqiptarçe”...

- Jeta qenka e bukur edhe kur je pranë familjes, prindërve, fëmijëve e të dashurve të tu...

- Jeta vazhdokërka edhe pa zakonet tona shqiptare, martesore e funerale me daulle e tamtame...

-Jeta jonë vazhdokërka edhe pa automjetet tona të cilat i përdorim edhe kur hedhim plerat në kosh..

-Sot duhet ti thërrasim mendjes të gjithë të vlerësojmë mjekun, infermierin, policin, ushtarin, gazetarin që në situata të tilla janë në ballë të luftës kundër virusit, tërmetit, përmbytjes e çdo lloj fatkeqësie..

- Jeta është e shenjtë dhe të gjithë po ja njohim vlerën këto ditë të vështira!