-
-
Dy viktima nga atentati në Kurbin! Njëri nga autorët në spital, u plagos nga shkëmbimi i zjarrit! Shënjestra mik i Ervis Martinajt, zbulohet e kaluara!
Rëndohet bilanci i atentatit mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Vdes në spitalin e Traumës në Tiranë Paulin Gjergji 53 vjeç. Bujar Lika (Hasani) humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa 53-vjeçari Gjergji në spital. I plagosuri Kreshnik Tusha 21 vjeç është njëri nga autorët e atentatit, ndërsa vijon puna për kapjen e tjetrit. Kreshnik Tusha nga Laçi është i papunë dhe dyshohet se është vrasës me pagesë. 20 të shoqëruar. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi.
31 Maj 2020, 07:37 -
