Dy viktima nga atentati në Kurbin! Njëri nga autorët në spital, u plagos nga shkëmbimi i zjarrit! Shënjestra mik i Ervis Martinajt, zbulohet e kaluara!

TIRANE-Një vrasës me pagesë dyshohet të fshihet pas atentatit të mbrëmjes së të shtunës në Kurbin ku u ekzekutuan me 5 plumba kallashnikovi miku i Ervis Martinajt, Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj), jashtë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë në fshatin Gjormë. 37-vjeçari Lika ndërroi jetë në vend, ndërsa 53-vjeçari Paulin Gjergji nuk i mbijetoi plumbave duke ndërruar jetë mëngjesin e së dielës në spitalin e Traumës në Tiranë.

Bujar Lika i druhej një ngjarjeje të tillë, e për pasojë edhe kafen me mikun e tij, Paulinin, po e pinte me një pistoletë me vete, me të cilën iu kundërpërgjigj edhe atentatorëve të tij. Një prej tyre, Kreshnik Tusha, mbeti dhe vetë i plagosur, teksa po merr trajtim mjekësor tek Trauma, ku e dërguan vetë familjarët e tij.

Një i papunë që deri më tani për grupin hetimor është atentatori kryesor, edhe pse dyshimet janë që Tusha të jetë paguar për të kryer ekzekutimin e dyfishtë. Deri tani për atentatin mbrëmë në Kurbin janë shoqëruar mbi 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen për të shkuar te autori i dytë, ndërsa pista e hetimit është e shkuara e Likës.

Shenjat e plumbave në fasadën e hotelit ku ndodhi atentati 

Por kush janë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji?
Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi. 37-vjeçari rezulton një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt në Dajt. Për vrasjen e Nikajt fillimisht nga Shkalla e parë në 2016 u dënuan Emiljano Tasho 16 vjet, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Lika 1 vit burg.

Por në Apel, Ervis Martinaj, Mirsad Kuçana dhe Bujar Lika që u vra mbrëmë morën pafajësi, ndërsa Tasho u dënua përfundimisht me 14 vite për vrasjen e Enton Nikajt dhe Erjon Biraci 2 vite, ky i fundit tani i lirë, pasi e kreu dënimin. Viktima Bujar Lika ishte mik i ngushtë i Ervis Martinajt, gjithashtu emër i njohur pas ngjarjes së 2018 në Bllok. Ndërkohë, Paulin Gjergji, i cili deri në 2004-ën e ka pasur mbiemrin, Markaj ka pasur kazino “Vegas” në zonën e  ish-Bllokut në Tiranë, në rrugën “Sami Frashëri”.

Tritoli në hotelin e rivalit të Ervis Martinajt
Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë rreth 30 minuta pas atentatit të dyfishtë në Kurbin, që lidhet në këtë rast me një kundërshtar të Ervis Martinajt. Në orën 22:17 u vra miku i Ervis Martinajt me shokun e tij, ndërsa rreth orës 22:40 në Tiranë në hotelin e Ervin Matës në “Rrugën e Dibrës”, shpërtheu një sasi tritoli, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar veç dëmeve materiale.

Report Tv mëson se autorët shkuan me makinë deri para hotelit ku hodhën nga xhami lëndën plasëse, ndërsa policia ka identifikuar deri më tani vetëm targën. Ervis Martinaj dhe Ervin Mata janë të dy të përfshirë në ngjarjen në ish-Bllok më 4 tetor 2018 ku mbeti i vrarë në lokalin “Monopol”, Fabiol Gaxha dhe u plagosën Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

Për këtë ngjarje nën akuzë është ish- komandoja i Forcave Ushtarake Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, i cili vijon ende të jetë në arrati, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata, që ndodhet në masë “detyrim paraqitje” për moskallëzimi të krimit dhe përkrahje të autorit të krimit.

Transferimi i biznesit dhe ekstrakti i QKR-së

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:39
I shtruar autori i vrasjes së mikut të Ervis Martinaj/ Spitali i Traumës 'blindohet' nga policët (VIDEO)

Spitali i Traumës është 'blinduar' nga forcat e policisë, kjo pasi aty është i shtruar Kreshnik Tusha, autor i ekzekutimit të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, jashtë një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë në fshatin Gjormë. Report Tv sjell video nga ky spital, në të cilën ndodhen forca të shumta policia në derën kryesore të godinës dhe në oborrin e saj.

Ora 12:27
Viktima e dyta e atentatit në Kurbin aksionet e kazinosë në Bllok ia bleu ish-deputetit të PD-së

Faksimile e QKB-se, shitja e aksioneve nga Fufi per Gjergjin

Paulin Gjergji që njihej edhe me mbiemrin Markaj aksionet e kazionsë 'Vegas' që pati në Bllok në kompaninë "INTERTRONIC" ia bleu ish-deputetit të PD-së në Laç Mhill Fufi. Pas largimit, Fufi i shiti aksionet Gjergjit, që mori kontrollin e kompanisë.

Mhill Fufi
Ora 11:43
Atentati! 20 të shoqëruar, ende në kërkim atentatori i dytë! Shënjestra kishte lokal në Bllok

Report Tv mëson se deri tani për atentatin mbrëmë në Kurbin janë shoqëruar mbi 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen për të shkuar te autori i dytë, ndërsa pista e hetimit është e shkuara e Likës. Bujar Lika kishte në pronësi lokalin "Dea Cafe" në ish-Bllok. Biznesin në Tiranë Lika e kishte në emër të motrës Ardiana Toqi.

Ora 11:37
Autori i atentatit mbrëmë në Kurbin u dërgua në spital nga familjarët

Kreshnik Tusha është njëri nga autorët e atentatit mbrëmë në Kurbin. Ai mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, pasi Bujar Lika (Hasani) u kundërpërgjigj me pistoletë. Report Tv mëson se Tushe është dërguar në spital nga familjarët.

Ora 11:28
Zbulohet kush është pronari i kazinosë në Bllok që u vra mbrëmë në atentat (Detajet)

1590917580_Vegas.jpg

Kazinoja e Paulin Gjergjit

Nga atentati mbrëmë humbën jetën Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji njihej edhe me mbiemrin Markaj është nga Laçi. 53-vjeçari Gjergji është një emër i njohur në fushën e biznesit, pasi ka pasur disa vite më parë një kazino në Bllok, "Vegas"-in në rrugë "Sami Frashëri", pranë selisë së LSI-së. Paulin Markaj ndërroi jetë në spital nga plumbat që mori.

Ekstrakti ku ndryshohet mbiemri
Ora 11:23
(FOTO) Ja kush është miku i Ervis Martinajt që u vra mbrëmë në atentat

1590916767_bujarhasani001.jpg

Bujar Lika (Hasani)
 

Report Tv siguron foton e Bujar Likës (Hasani) njëri nga dy personat që humbën jetën nga atentati mbrëmjen e djeshme në Kurbin. Lika njihej nga shokët me emrin Ari, ndërsa ka qenë mik i Ervis Martinajt.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 31/05/2020 20:17

    Vis Martinaj eshte thjesht ceshtje kohe para se te shkoj te ortaket e tij ne boten tjeter, as paraja nuk i hyn me ne pune edhe ato qe mban me vete e makina te blinduara as qe do ti duhen me se e ka pre bileten one way.Po mundohet ti bej golin e gropen qe ti marri te gjtha per vete por kur synon cd gje merr asgje.

    Përgjigju
  • Gjergji: 31/05/2020 19:29

    Mund te na shpjegoje kush si qendron puna tamam? Pse po behen keto vrasje?

    Përgjigju
    • Ben Ndoka: 01/06/2020 00:34

      duket se Ervis Martinajt ja kane vu synin me e perfundu. Kane ba shume vrasje e vu shume gjoba nder vite. Ervisi fshihet po banditet e tij nuk munden, per ata vriten.

  • Bruno: 31/05/2020 19:14

    Ja si lindin hasmerite. Tani do shqepen by the të tjera!

    Përgjigju
  • bixhoz: 31/05/2020 19:13

    ky vis martinaj ne cdo gje qe ndodh ka pjesen e vet ne histori.vriten plagosen arrestohen ne fund del qe martinaj esht ne mes o si shok ose nje kundershtar.nuk e di por deri dje ishte shullazi qe i degjohej emri lart e posht. pastaj tritoli te hoteli i atij mates do te thote qe sum shpejt do degjojme per vrasje o tentative vrasje se me sa duket martinaj po kerkon spastrim e mesa kam degjuar po nuk e ndaloi plumbi nuk ndalet deri sa te arrije ate qe kerkon.

    Përgjigju
    • Fanti spathi: 31/05/2020 19:44

      ai ka 6 muj ncifet

  • Kapedan teneqja: 31/05/2020 17:09

    Asht i fjal e vjeter mos bafsh ma shum se dy hasem e mos i qoft zoti mu bashku se ateher ke marr fun,problemi ktu asht se bujar hasani ka marr pjes ne shum gjoba rrahje e plagosje si pjes e bandes dhe kshu njerzit po shfryn urrejtjet e vjetra kunder shtyllave me te dobeta te bandes.

    Përgjigju
    • Ska: 09/09/2020 03:09

      Tqifsh ropt ti q sha bujarin

    • Vlora: 04/06/2020 21:54

      Normale vlla ckujtojn keta bastard qe u kan rene njerzve ne qaf t gjith keta rop..ra do ven atje ku e meritojn

    • Elion: 31/05/2020 18:48

      Tlumt goja.

  • Vicidoli: 31/05/2020 17:09

    Gjithkush mbron pronen e vet te ngritur ne djerse .Ekonomi tregu edhe be ish bllok ata kane prone e duhen me mbrojr ne arm e me nder ... blloku nuk asht i cerrave por i malcoreve.

    Përgjigju
    • Lor: 31/05/2020 21:26

      O vicidol bllokun me dylbi e keni pa qekur doli i juni ahhahahahahhah kur ishte Mili jasht as uren e tapizes nuk e kalonit me apo harrut si ju mylli neper shpia pa perjashtim ....

  • Skenderbeu: 31/05/2020 15:07

    Kush po ia pret krahet vis martinit se ai boli i elvanes nuk ma mbush syrin te jete koka

    Përgjigju
    • O tirona: 01/06/2020 00:17

      Kush Jan cunat e tirones qe Jan bo bashk? Dhe cfare kan me kte martinin Ata?

    • nik: 01/06/2020 00:04

      ai boli qe thua ti ka lek e po ke leke ben cudira

    • Selman: 31/05/2020 23:26

      Ti je thjesht nje fshatar qe kerkon të behesh agá ose be. Pastaj të quhesh Skënder dmth beu Skënder

    • Tirona: 31/05/2020 18:50

      Jan bo cunat e tirones bashke!

    • Kot kot: 31/05/2020 16:07

      Pse nuk ta mbysh syrin ai? Nuk esht kaq I forte ai? Kush thua te jete tjeter?

    • Napolon bonaparti: 31/05/2020 16:07

      Po ja presin djemt e nenave vis m dhe gjith plerave qe jan me te esht nje dore e hekurt elite qe po pastron gjithcka

  • Pyka: 31/05/2020 15:04

    Biznesmen?????Eshte fjalë shumë e madhe në perëndim!!!!Aty biznesmen=drogaxhi,killer,tutor prostitutash,......

    Përgjigju
  • Te Paudhet: 31/05/2020 13:24

    Keta kafshe me fytyra njerezore

    Përgjigju
    • Kafsha: 01/06/2020 10:02

      Kafshes ti vish anes ti... keta jane shtaze ashtu si ty!

  • Miku: 31/05/2020 12:50

    Sepse "burg" nuk pati Dhe po spati burg ka arkivole "Lufta" sapo ka filluar derisa te arrijne tek ai deputeti qe e kishte "Vegas Casino" me Anen dhe Rominen qe i punonte tek Via Lecce ne Bergamo. Pra nje deputet qe ka qene tutor prostititash ne Itali dhe dy palaco qe po vrasin njeri tjetrin. Albanistan .. Gjithsesi ja vlen se do pastrohen parat

    Përgjigju
  • Ermela: 31/05/2020 12:49

    Vetem ne. Kohen e Enver Hoxhes jeta ishte shume e sigurte dhe nuk te prekej nj fijefloku,tani nuk dim nga vjen,droga,prostitucioni,degjenerimi Ka arritur ne majat me te larta,duke filluar qe nga koka qe eshte politika e gjete Tek populli I shkrete.Ska ma jete familjare,ajo ishte dikur sot femrat pijne me shume SE burrat te mbysin me even e alkolit,dhe pastaj perfundojne rrugeve

    Përgjigju
    • Bob: 01/06/2020 11:06

      Kete sigurine qe flet ti e ke edhe ne Korene e Veriut. Ku i ke te afermit qe kane emigruar, ne Kore apo ne Perendim atje ku ka drog, prostitucion, degjenerim? Apo thuaj hipokrizi komunistash? Nuk leni rast pa justifikuar Enverin, dmth, bythen tuaj e baballareve spiune.

  • jani: 31/05/2020 11:50

    Keni 30 vjet qe shihni endrra me komuniste, enderroni ju qe te jetoje sala si pasha ne lalez.

    Përgjigju
  • Si ka mundesi qe vriten ! ku i gjejne Armet !: 31/05/2020 11:49

    Ha thua se ka akoma ne Shqiperi Fabrike Armesh. ! Ku i gjejne Armet keta !

    Përgjigju
  • Kafsha: 31/05/2020 11:38

    Enver, o djali i shtrenjte i kombit, çohu...ngrehu Enver të bësh zap minjtë dhe të rindërtosh shtetin, çohu, po të lutemi me përgjërim!

    Përgjigju
    • Sylejmëni: 31/05/2020 12:14

      50 vjet u perpoq Enveri dhe bëri shtet me në fund. Shqiptari eshte i egër. Nuk duhej prishur rendi I Enver Hoxhes! Te hapej ekonomia ngadale por rendi duhej të ishte po ai, te mbetej po ai. Nuk e di nqse mund të behet ndonjehere Shqiperia me nje rend të tillë ku e gjithë Shqiperia kontrollohej me 30 police. Burrë i forte Enver Hoxha, për ren ishte njesh!

  • Petrit: 31/05/2020 09:08

    Komunistat duan te vjedhin zgjedhjet..dhe si eshte ne natyren e tyre te varferojne shtresat e ulta

    Përgjigju
    • Ermela: 31/05/2020 21:29

      A din me lexu SE me duket SE je nga keto barinjte e dhivene demokraci.

    • Mirditor: 31/05/2020 10:42

      Ska lidhje komunist apo demokrat. Prralla. O tru thi.

  • Keti: 31/05/2020 08:41

    Po kur kan qen ne krah te qytetareve te jen dhe sot?cdo gje esht fallco nuk besoj te asnje pale.....

    Përgjigju
    • shoku enver: 04/06/2020 18:14

      Ja be bo

    • Europa lige: 31/05/2020 11:53

      Radhe vis martin tani haide shqipe vlor drr shkodr tr jan bo cunat e mir bashk do ikin plenat nji nga nji

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim