Celibashi në Report TV: Teknologjia dhe qeveria kujdestare, jo zgjidhje absolute! Të vendoset në Kushtetutë që qeveria të nisë punën sapo fiton zgjedhjet

Ilirjan Celibashi, konstitucionalit dhe ish kreu i KQZ, në një intervistë në Report TV me gazetarin, u shpreh se kërkesa e opozitës për një qeveri transitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të jetë pjesë e BE, nuk do të jepte një zgjidhje absolute dhe të plotë që do të siguronte standardet në zgjedhje. Ai tha se një kërkesë e tillë nuk bën sens dhe nuk do të jepte asnjë garanci për opozitën.

"Për këtë çështje nuk mund të them që kjo të jetë zgjidhja e plotë dhe absolute në përputhje më të gjitha standardet që kërkohen në zgjedhje. Nëse do të jetë kështu mazhorancës së sotme nuk i mundon pjekuria politike të pranojë këtë kërkesë, por mendoj se një kërkesë e tillë nuk do të bënte shumë sens", tha Celibashi.

Ndryshimi i periudhës së votimit në prill-maj, madje dhe mundësia që votimi të mos jetë të diel, por një ditë të javës, Celibashi tha se kjo nuk përbën asnjë lloj problemi, por shtoi se palët politike kur të ndërhyjnë në Kodin Zgjedhor duhet të bëjnë dhe një rregullim kushtetues në lidhje me afatin e krijimit të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës. Sipas Celibashit është e pakuptimtë që zgjedhjet të bëhen në qershor dhe qeveria e re të formohet 2-3 muaj më pas. Sipas tij kjo duhet rregulluar në Kushtetutë.

"Është tërësisht e parëndësishme se kur do të vendoset dita e votimit. Ajo që për mua ka rëndësi është se me ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor, palët të dakordësohen dhe për një rregullim Kushtetues për afatet e krijimit të qeverisë së re. Nëse zgjedhjet mbahen në qershor, qeveria që duhet të ik nuk ka pse qëndron dhe dy apo tre muaj më pas. Duhet gjetur vend për të përshtatur dhe këtë fakt", u shpreh Celibashi.

Kushti i opozitës jashtëparlamentare për përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje dhe identifikimin biometrik, Celibashi u shpreh se kjo nuk do të rriste garancinë e votës së lirë dhe cilësisë së zgjedhjeve, por do të ishte një lehtësim në lidhje me administrimin zgjedhor. Sipas tij askush nuk garanton që teknologjia në zgjedhje e shtrirë në të gjithë vendit do të funksionojë në mënyrë të përsosur, prandaj gjithmonë nevojitet një plan B nëse kjo gjë shfaq probleme.

"Ajo çfarë mund të thuhet është se me sigurinë absolute se përdorimi i teknologjisë do të funksiononte pa asnjë lloj problemi nuk mund të thuhet. Askush nuk mund ta garantojë në mënyrë absolute dhe për këtë duhet një plan B nëse kjo nuk do të funksionoj", tha Celibashi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
Gjykata Kushtetuese të hetojë problemet në zgjedhje? Celibashi: Aspak e mençur

Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës se të ketë një shkrirje të Kolegjit Zgjedhor dhe me hetimin e problematikave në zgjedhje të merret Gjykata Kushtetuese. Ai tha se kjo nuk do të ishte një zgjedhje e mençur dhe as efikase, duke shtuar se më këtë mund të merret gjykata e Apelit dhe Administrative dhe nuk ka nevojë për një kolegj të posaçëm.

"Si nga pikëpamja kushtetuese dhe ajo praktike, përfshirja e Gjykatës Kushtetuese në zgjedhje nuk do të ishte zgjidhje e mirë, efikase dhe as e mençur. Problemet me zgjedhjet mund t'i administrojë shumë mirë si gjykata e Apelit apo ajo Administrative në lloji i problematikës, por nuk mund të ketë krijim të një kolegji të posaçëm për shqyrtimin e këtyre problematikave", tha Celibashi.

Ora 18:38
Depolitizimi i administratës? Celibashi: Palët politike të kenë përfaqësuesit e tyre, por jo autoritet të plotë në proces

Për depolitizimin e administratës zgjedhore një nga pikat që ka sjellë ngërç në arritjen e konsensusit mes palëve politike, për Celibashin është normale që palët të kenë përfaqësuesit e tyre në nivel të dytë dhe të tre të administrimit të zgjedhjeve pasi në vend ka mungesë të theksuar besueshmëria, por shtoi se palët nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë kontroll dhe pushtet të plotë mbi procesin zgjedhor.

"Mendojë se kjo kërkesë e opozitës për të pasur anëtarë në komisionet zgjedhore mendoj se është realiste. Në Shqipëri për fat të keq kontradikta politike mes palëve ka krijuar mungesë të theksuar besimi dhe për sa kohë është kështu është racionale që opozita për të pasur besimin dhe sigurinë e saj të ketë njerëzit e vet në procesin e administrimit të zgjedhjeve të paktën në nivelet e dyta dhe të treta. Por nuk mbështes faktin që palët politike të kenë një pushtet absolut në procesin zgjedhor. Nga një anë palët të kenë prezencë në administrimin e zgjedhjeve, por pa qenë to me autoritet të plotë në këtë proces", tha Celibashi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sulua: 02/06/2020 21:59

    pse ja paske pre kabullin kufjeve me plao? po garo me nik spahiun kush o ma modern aa

    Përgjigju
  • Reforma: 02/06/2020 21:08

    Duhet te parashikohet ne Kushtetute qe qeveria e re te filloje menjehere punen e jo te lere qeverine ne ikje te vjedhe edhe per tre muaj te tjere.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 02/06/2020 18:57

    Populli ka vullnetin e tij qe e realizon me vote. Pushtetaret dhe politikanet e degjeneruar mendojne per interesat e tyre pasurore çka e ben çdo qeverri te neveritshme dhe jo pranuese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti