Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi vendoi të lërë mbledhjen e këshillit politik. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se ngërçi vijon mes palëve të cilët nuk kanë rënë në një mendje për t'iu drejtuar ODIHR. Ai tha se gjatë kësaj kohe, u diskutua vetëm për 20 minuta. Për Murrizin e gjithë kjo përpjekje për t'iu drejtuar ODIHR është veçse një shoë politik.
"E di që po ju bëj të prisni. Prej dy orësh aty u diskutua 20 minuta. U ka ngecur sharra në gozhdë të dy palëve. Damiani është bërë pishman që kaloi në 30 korrik. Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve janë të sanksionuara në kushtetutë dhe nuk ndryshohen nga ky këshill. Prandaj ika. Po zihen për një letër për ta firmosur për t'iu drejtuar ODIHR. Kërkesa e tyre është show" - tha Murrizi.
Ndërkohë deputeti u shpreh se ka pasur kontakte me përfaqësues të OSBE-së ku sipas tij, ai i ka thënë se letra duhet të shkojë në poloni dhe nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër.
"Kontaktova me një përfaqësues të OSBE tha se letra duhet ti shkojë në poloni dhe tha se nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër. Rama është në kryesi të OSBE/ ODIHR ndaj mazhoranca do e ketë më të lehtë që t'iu drejtohet atyre." - tha Murrizi.
Gjithashtu Murrizi e mohoi mundësinë e garimit me një koalicion me asnjë prej palëve politike.
"Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall që të mbajë pushtetin ndërsa Oerdi të vijë në pushtet. Me këta lloj politikanësh nuk kam asnjë qejf të bëj koalicion. 30 korriku është miratuar. E vetmja mënyrë është që ta votojnë në Kuvend dhe të gjenden votat. Unë jam gati t'i drejtohemi kujtdo, edhe Kinës po të duan këta. Asnjë propozim i PS nuk rrëzon Kushtetutën. Vetë PS ka 74 vota. Unë nuk besoj që do bëhet kod zgjedhor me klering me shitblerje votash" - u shpreh Murrizi.
Lajmi kryesor:
Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
59%
-
Mjaftueshëm
33.9%
-
S'kam mendim
7.2%
Vota total: 307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor 2024, 18:03
-
Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor, legjitimon paktin PD -PS: Nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor 2024, 16:23
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14
-
'PD-PS, një tenxhere me kapak, duhet të marrin fund!', avokatët përplasen në 'Studio Live', Alesia Balliu: Berisha është kryetari i partisë sime, jo pronari im
5 Dhjetor 2024, 18:04
-
Berisha ankohet për luksin e kundërshtarëve në Kuvend, por nusja e djalit të tij ka paguar 38 mijë euro vetëm për 6 çanta!
4 Dhjetor 2024, 16:38
-
Listat e mbyllura/ Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e partive të vogla për pezullimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor
4 Dhjetor 2024, 16:08
-
Nesër votohet Buxheti 2025 nen për nen, rikthehet Sali Berisha! PD depoziton 34 amendamente, PS drejt refuzimit: Provokim politik!
2 Dhjetor 2024, 17:39
-
50 % gra edhe në parlament? Ligj i ri do të kërkojë barazi gjinore kudo, edhe në sektorin privat
22 Nëntor 2024, 17:14
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor 2024, 18:19
-
Kodi Zgjedhor u miratua nga PD - PS, edhe Basha dorëzon ankim në Gjykatë Kushtetuese! Përdor firmën e Kujtim Gjuzit e Eduard Ndocajt
7 Nëntor 2024, 22:06
-
Padia e Dashamir Shehit për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Kushtetuesja cakton 26 Nëntorin për dëgjesë publike! (DOKUMENTI)
29 Tetor 2024, 09:49
-
Diskutohen në kuvend reformat për institucionet demokratike! Tabaku: S'kemi ende reformë të plotë të Kodit Zgjedhor! PS: Të bashkëpunojmë për platformë konkrete, lini akuzat
20 Shtator 2024, 14:51