Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen

TIRANË- 2 orë e 20 minuta mbledhje nuk prodhuan asgjë nga mbledhja e Këshillit Politik të zhvilluar ditën e sotme! Palët kanë dalë me qëndrime më të kundërta se kurrë. Damian Gjiknuri ripërsëriti ftesën për opozitën e Bashkuar për të sjellë një propozim për koalicionet duke iu referuar një shembulli europian, teksa 'i shtriu' dorën opozitës së re. Ai e bëri të qartë se nuk do e presë për shumë gjatë PD-LSI, pasi koha nuk premton. Nëse nuk arrihet një konsensus, atëherë mazhoranca do e votojë me votat e opozitës së re, tha Gjiknuri.

"Nuk mundet të pengohet në emër të konsensusit, ne do përpiqemi me aktorë parlamentarë që të gjejmë votat e nevojshme, PD të vërë gishtin të një ligj europian dhe ta sjellë.Të rrish te një traditë që ka rënë, ne duhet të ecim përpara, duhet të kemi një ligj zgjedhor se rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve. KQZ po ngrihet shumë shpejt", tha Gjiknuri.

Megjithatë, nuk kanë qenë i këtij mendimi dy përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Murrizi theksoi se të paktën nga grupi i tij parlamentar nuk do të jetë asnjë votë pro draftit të PS-së, ndërsa Hajdari ftoi deputet që të bojtokojnë seancën plenare nëse nuk diskutohet drafti i tyre.

"I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Beteja e tyre është për një pushtet personal kurse e jona për një të ardhshme më të mirë për vendin", tha Hajdari. "Vetë PS ka 74 vota. Unë nuk besoj që do bëhet kod zgjedhor me klering me shitblerje votash" - u shpreh Murrizi.

Opozita e Bashkuar në përgjigje të ftesës së Gjiknurit tha se PD-LSI e kanë bërë propozimin e tyre. Ato këmbëngulin që të merret eskpertiza e OSBE-ODIHR. Në përfundim të mbledhjes, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se drafti i opozitës së bashkuar së bashku me atë të PS-së t'i çohet OSBE-ODIHR. Për Bylykbashin, mazhoranca refuzon sepse e di mjaft mirë. "Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst, zyrtarisht me amendamente që ruajnë koalicionet siç janë, listat e hapura 100%! T'i marrim dy versionet dhe ia çojmë OSBE- ODIHR, Gjiknuri nuk e do se e di përgjigjen", tha Bylykbashi. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili hodhi akuza ndaj mazhorancës, sipas së cilit po kërkojnë një "30 qershor të dytë". Ai tha se në mbledhje, Gjiknuri e tha troç se "janë mazhorancë dhe miratojnë ligjet që u interesojnë atyre".

Kalimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor ishin parashikuar që të kalonin në seancën plenare më 1 tetor, (sot) por në kushtet që palët nuk kanë gjetur gjuhën ë përbashkët, ajo u shty për në datën 5 tetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:07
'Reforma Zgjedhore në grackë', Hajdari e vendosur: Të bojkotojmë çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë! S'ka centimetër pas (VIDEO)

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari teksa e ka cilësuar draftin e PS hileqar që nuk hap listat 100%, u ka bërë thirrje kolegëve opozitarë të mos marrin pjesë në asnjë mbledhje të Këshillit Politik dhe as në seanca plenare derisa të shqyrtohet drafti i tyre.

"Reforma Zgjedhore siç po e shikoni ka filluar të bijë dhe të futet në grackën që ka rënë gjithmonë. Partitë politike po e përdorin reformën për të fuqizuar veten dhe jo qytetarin dhe kjo  është e trishtë.

Thirrja jonë vazhdon të jetë e njëjtë që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese. Është  e trishtë që PS këmbëngul me një draft hileqar që devijon hapjen e listave 100%. Nuk mund ta devijojmë dot këtë debat kaq të rëndësishëm që kërkon të negociojmë me sovranitetin e popullit, sepse sovraniteti i popullit duhet të jetë në parlamentin e ardhshëm.

Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Beteja e tyre është për një pushtet personal kurse e jona për një të ardhshme më të mirë për vendin", tha ajo.

Ora 14:02
Vasili: Gjiknuri na e tha qartë 'jemi mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis'! Duan një 30 qershor të dytë (VIDEO)

Për përfaqësuesin e LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili,  PS miraton ligje që i leverdisin asaj dhe sipas tij këtë gjë e tha hapur edhe në mbledhje.

"Kemi qenë në diskutim e sipër dhe Gjiknuri e braktisi tavolinën e Këshillit në mënyrë të njëanshme duke i bërë shërbim strategjisë së këtij Këshilli. Gjiknuri e tha qartë se duke qenë se jemi mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis. Kjo shpjegon më së mirë për këdo që këtu kemi të bëjmë me një qëndrim të njëanshëm të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. I kemi kërkuar qartë dhe prerë përse ka frikë PS që t'i drejtohet OSBE-ODIHR, e rëndë që drejtuesja formale ndalon këshillin Politik për 't'iu drejtuar OSBE-së, u provua sot që nuk iu intereson që shqiptarët të votojnë atë që dua me lista të hapura dhe atë parti që dua, u kanë hequr shqiptarëve 2 mundësi, të votojnë kandidatin që duan dhe partinë. Nuk kërkojmë asgjë, vetëm standarte të larta zgjedhore, PS kërkon rregulla që të favorizojë vetëveten.  5 qershori prishi skenarin për të pasur një 30 qershor të dytë", tha Vasili. 

Ora 14:01
Bylykbashi: Drafti ynë dhe i PS-së t'i çohet ODIHR, po Gjiknuri refuzon se e di përgjigjen! (VIDEO)

Përfaqësuesi i PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi tha se PS-ja nuk lëshon pe nga qëndrimi i saj, duke bllokuar punën e Këshillit Politik.

"Gjiknuri ngulte këmbë që të mbante të pandyshuar qëndrimin e tij që të ndryshojë rregullat ndërkohë që loja ka filluar, ne kërkuar me insistim që t'i drejtohemi ODIHR, PS sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja e ODIHR. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon punën e Këshillit Politik dhe Reformën Zgjedhore. Kërkuan tekst i kemi dhënë tekst, zyrtarisht amendamente që ruajnë koalicionet siç janë, listat e hapura dhe t'i marrim dy versionet dhe ia çojmë ODIR, Gjiknuri nuk e do se e di përgjigjen", tha Bylykbashi.

Ora 14:00
Gjiknuri: Opozita të paraqesë një model europian për koalicionet! Do votojmë me opozitën parlamentare (VIDEO)

Pas mbledhjes së Këshllit Politik, përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri u bëri thirrje opozitës parlamentare për të dorëzuar një model të një vendi europian për koalicionet. Përfaqësuesi i mazhorancës në këshill tha se nëse ata nuk bien dakord me propozimin e opozitës së bashkuar, tu drejtohen ODIHR. Nëse nuk do të dorëzohet, ai shprehet se do të votojnë me opozitën parlamentare.

"Pas një mbledhje tejet të gjatë me debate e diskutime, bëmë një propozim si PS dhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që kanë ndodhur që nuk normojnë më atë lloj koalicioni që dëshirojnë ata, prandaj iu kërkuam të na sjellin variantin e një vendi të BE-së dhe ne e pranojmë, ua çojmë edhe ODIHR. Ata duan të krijonë vakium ligjor për të mos shkuar në zgjedhje. Ata thonë: Ose prano atë që dua unë se ajo më intereson, ose nuk jap asnjë lloj zgjidhje. Ajo ç'ka synohet me letrën e ODIHR është një taktikë imponuese që bëj atë që them unë ose nuk jap asnjë lloj pëlqimi. I kemi kërkuar formulimin e një vendi që ka një sistem që e ka sistemin sic e kërkojnë këta. Është e papranueshme që mos të ndiqet një model sic e kanë europianet. Hajde të bisedojmë për pragun kombëtar dhe për hapjen e listave. Ne i besojmë draftit tonë. Kjo është qasja jonë. Që të shkojmë te ODIHR duhet të shkojmë në një produkt, që të shkojmë në një produkt duhet të kemi një mosdakordësi. Çojmë propozimin tonë. Kodi ka rënë sepse ka ndryshuar Kushtetuta. Ky debat është ezauruar në korrik. Nuk mundet që të pengohet vazhdimisht për hir të konsensusit. Po i bëjmë thirrje që të vendos ligjin një vendi europian. Të rrish tek nje traditë që ka rënë kjo është e papranueshme. Ne rrezikojmë përgatitjen e zgjedhjeve. Na duhgen dhe reflektimet e ndryshimeve në kodin zgjedhor. Nuk dua të flas. Dua të dëgjoj faktorët politikë. Të shohim pragun deri se në çfarë mase do të shkojmë. Partitë konkurojnë me ekip. Një votë ja jep ekipin dhe një ja jep individit. nga eksperienca europiane. 70-80 përqind e zgjedhësve zgjedhin ekipin. Ne kemi zgjehdje me dy fletë. Mendoni këto gjëra. E para kjo është një situatë jhipotetike. Një drejtues politik do të thotë më votoni vetëm mua. Partitë politike zgjedhin njerëzit që kanë vota. Elektorati ka mundësi që të korrigjojë. Se ndryshe jhajde kthehemi në sistemin mazhoritar siç e kishim. Kjo është kaos. Ne nuk duam që krahina të Shqipërisë të mbeten pa u përfaqësuara. Koalicioni i djathtë mund të vendosë në listën e tyre kë të duan. Të mbash një sistem tradite që ka rënë që krijonin shushunja, kushtetuta e rrëzoi. Thirrja ime është që nëse duan konsensus hajde me produkt. Produkti është marrja e modelit të një ligji europian dhe nëse nuk pranojmë hajde shkojhmë te ODIHR. Nuk mund të investohet një ogran me terma teorike" - tha Gjiknuri.

Ora 13:43
Rreth 3 orë debate për draftin e Kodit Zgjedhor, përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Përfundon pas gati 3 orësh mbledhja e Këshillit Politik, ku palët politike kanë diskutuar në lidhje me propozimin e opozitës jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Gjatë takimit ka pasur përplasje mes palëve, ku opozita kërkon hapjen 100% të listave dhe ekspertizë nga OSBE, kurse  Damian Gjiknuri e cilëson tentativë për zvarritje kërkesën e PD-LSI.

Ora 13:34
Murrizi: Opozita e bashkuar të dërgojë kërkesën tek ODIHR vetëm me firmën e vetë! Nuk garoj në koalicion me asnjë prej tyre (VIDEO)

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi vendoi të lërë mbledhjen e këshillit politik. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se ngërçi vijon mes palëve të cilët nuk kanë rënë në një mendje për t'iu drejtuar ODIHR. Ai tha se gjatë kësaj kohe, u diskutua vetëm për 20 minuta. Për Murrizin e gjithë kjo përpjekje për t'iu drejtuar ODIHR është veçse një shoë politik.

"E di që po ju bëj të prisni. Prej dy orësh aty u diskutua 20 minuta. U ka ngecur sharra në gozhdë të dy palëve. Damiani është bërë pishman që kaloi në 30 korrik. Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve janë të sanksionuara në kushtetutë dhe nuk ndryshohen nga ky këshill. Prandaj ika. Po zihen për një letër për ta firmosur për t'iu drejtuar ODIHR. Kërkesa e tyre është show" - tha Murrizi.

Ndërkohë deputeti u shpreh se ka pasur kontakte me përfaqësues të OSBE-së ku sipas tij, ai i ka thënë se letra duhet të shkojë në poloni dhe nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër.

"Kontaktova me një përfaqësues të OSBE tha se letra duhet ti shkojë në poloni dhe tha se nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër. Rama është në kryesi të OSBE/ ODIHR ndaj mazhoranca do e ketë më të lehtë që t'iu drejtohet atyre." - tha Murrizi.

Gjithashtu Murrizi e mohoi mundësinë e garimit me një koalicion me asnjë prej palëve politike.

"Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall që të mbajë pushtetin ndërsa Oerdi të vijë në pushtet. Me këta lloj politikanësh nuk kam asnjë qejf të bëj koalicion. 30 korriku është miratuar. E vetmja mënyrë është që ta votojnë në Kuvend dhe të gjenden votat. Unë jam gati t'i drejtohemi kujtdo, edhe Kinës po të duan këta.  Asnjë propozim i PS nuk rrëzon Kushtetutën. Vetë PS ka 74 vota. Unë nuk besoj që do bëhet kod zgjedhor me klering me shitblerje votash" - u shpreh Murrizi.

Ora 11:52
Gjiknuri-opozitës: Pranoni formulën e koalicioneve sipas shembujve europian, i hapur për kompromis për listat dhe pragun!

Damian Gjiknuri e cilëson tenativë për zvarritje kërkesën e PD-LSI për ekspertizë nga OSBE. Maxhoranca pranon kompromis për listat e hapura e pragun zgjedhor, nëse PD pranon një formulë europiane për koalicionet.

"Nuk mund të diktohet procesi i reformës nga kërkesat tuaja. Në emailin tuaj me shumë kërkoni sebep për të mos gjetur kompromis dhe kërkoni të imponoheni. Sipas jush kompromis është vetëm ajo që kërkoni ju. Propozimet tona janë të bazuara në praktikat evropiane dhe nuk është se kemi bërë shpikje. Edhe sa i takon koalicioneve është pikërisht qëndrim i yni i bazuar në praktikat evropiane. Kërkesa juaj për ODIHR është për të zvarritur procesin dhe futur në krizë kushtetuese vendin. Unë jam i hapur për kompromis për çështjet e tjera nëse ju deklaroni se do të pranoni formatin e koalicioneve sipas shembujve evropian, shembuj që disa në fakt i keni dhënë dhe këtu. Nuk pranojmë të na diktohet konsensusi me kërkesa vetëm të njërës palë. Që të mbahet peng gjithçka vetëm nga formulimi për koalicionet, kjo është taktike e juaja për të çuar në pengimin e zbatimit të Kushtetutës.

Oferta jonë është të pranojmë formulën e koalicioneve sipas shembujve të vendeve evropiane me sisteme proporcionale rajonale me lista të hapura. Më pas për çështjen e listave dhe pragut hajdeni të diskutojmë. Ne i qëndrojmë propozimit tonë për listat por megjithatë hajdeni të ulemi dhe të punojmë për të gjetur kompromis. Tentativa që konsensusi të quhet imponim vetëm i njërës palë është i papranueshëm për mazhorancën”- mësohet të jetë shprehur Gjiknuri.

Ora 11:17
Dje bojkotuan Komisionin e Ligjeve, Murrizi dhe Hajdari shkojnë "krah për krah" në mbledhjen e Këshillit Politik (VIDEO)

Deputetja Rudina Hadjari dhe deputeti Myslim Murrizi kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit Politik krah njëri tjetrit.

Në mbledhjen e sotme do të diskutohet propozimi i opozitës jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku ajo kërkon lista 100% të hapura dhe ruajtjen e koalicioneve zgjedhore.

Ka qenë pikërisht Hajdari dhe Murrizi, ata që dje bojkotuan mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku pritej të votoheshin nen për nen ndryshimet.

Ora 11:15
Bylykbashi: Nëse PS refuzon edhe sot kërkesën për t'iu drejtuar ODIHR, dëmtojnë procesin zgjedhor (VIDEO)

Përpara takimit të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi përsëriti edhe njëherë për mediat kërkesën e tyre për t'iu drejtuar ODIHR dhe për të marrë opinionin e tyre mbi çështjet që ndajnë palët në këshill.

"I kemi kërkuar mazhorancës që t'i drejtohemi ODIHR duke i kërkuar opinionin e tyre ekspert për çështjen që na ndan në mënyrë thelbësore. Çështjen e garimit të lirë të partive politike në koalicione siç janë sot të caktuara në kodin zgjedhor. Ka më shumë se dy javë që PS refuzon që të dërgojë kërkesën tek ODIHR  dhe kjo është shkelje e drejtëpërdrejtë e 14 janarit. Me këtë veprim po bllokon Këshillin Politik. Nëse vazhdon edhe sot atëherë dhe dëmtojnë procesin e reformës zgjedhore dhe pengojnë negociatat në BE" - tha Bylykbashi.

Ora 09:33
Opozita e Bashkuar letër PS-së: Pranoni OSBE/ODIHR si mekanizëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Vetëm pak orë përpara mbledhjes së Këshillit Politik, opozita e bashkuar i është drejtuar mazhorancës me një letër ku i kërkon të pranojë ODIHR si mekanizëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Në letër, opozita shkruan se mospranimi i ndërkombëtarëve bllokon dhe rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Letra e plotë e përfaqësuesve të opozitës

Z. Gjiknuri, Këshilli Politik funksinon vetëm mbi tërësinë e rregullave të marrëveshjes politike të 14 janarit 2020 dhe mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve duke iu drejtuar OSBE/ODIHR-it është rregull themelor i saj. Pa zbatimin e këtij mekanizmi nuk ka zgjidhje të pranuara siç përcakton marrëveshja dhe pa zgjidhje të pranuara nuk ka konsensus në reformën zgjedhore. Konsensusi është mekanizmi themelor i funksionimit të Këshillit Politik si instrumenti vendimarrës për çdo ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Mesazhet e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të qarta që palët në Këshill të kërkojnë konsensusin në kuadër të Këshillit Politik. Reforma zgjedhore konsensuale është një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave për antarësim në BE. Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që me qëllim gjetjen e konsensusit në Këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore që tashmë është shtruar publikisht dhe zyrtarisht në Këshill nga opozita, t'i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it.

 Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit. Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Opozita do të vazhdojë të ngulë këmbë në Këshillin Politik që rregullat e funksionimit të tij të zbatohen të plota, konsensusi të jetë mekanizmi i vetëm. Në këtë kuadër ripërsërisim kërkesën tonë që Këshilli t'i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. Kjo do t'i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 01/10/2020 15:48

    Si cecua do pranosh o zagar o gjikmut....

    Përgjigju
  • byyyyylyyyyykuuuuu: 01/10/2020 13:09

    ku i gjeni dhe nga kane mbire keta byyyyyluuuuuket, race e shpifur

    Përgjigju
  • Ca bone?: 01/10/2020 12:46

    Na i shpifet me jete Vasil Pecon na bot me vjell

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/10/2020 10:14

    Banditet e bashkuar

    Përgjigju
  • Endri: 01/10/2020 10:07

    Qe jeni plehra kjo nuk kishte dyshim edhe me pare. Qe vazhdoni ta trajtoni kete popull si budalla kjo eshte me e shemtuara. Por kryetareve tuaj ne fakt u intereson vetem te mos shkojne ne burg e te ruajne pasurite qe kane bere me vjedhje

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 01/10/2020 15:24

      Endri merre me pozitivitet te lutem dhe mos u merakos kaq shume per veprimtarine e KESHILLIT TE PORDHES IK.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja