Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka komentuar miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm.

Por, sipas Norman ndryshimet e miratuara sot në Kuvend  janë bërë pa marrëveshje në Këshill Politik dhe pa përpjekje për të gjetur konsensus mes palëve.

Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatave.

Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje për të gjetur konsensusin”, shkruan ambasadori.