-
Fituan zgjedhjet, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën
Bashkimi Evropian ka theksuar se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk i ndryshon detyrimet që ky shtet i ka në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë ato që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj.
12 Nëntor, 16:46 -
Zgjedhjet në Serbi, nën hetim kreu i shërbimit sekret dhe ministri i Drejtësisë! Punonjësit e shtetit detyroheshin të mblidhnin vota për partinë e Vuçiçit
Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi ka hapur dy çështje që lidhen me dyshime për shkelje të të drejtave zgjedhore. Mes personave të kallëzuar janë drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Vladimir Orliq, ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, si dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë.
6 Nëntor, 18:22 -
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi
Qytetarët në Serbi po u drejtohen sërish kutive të votimit këtë të diel, 1 nëntor, në 53 qendra ku pati probleme gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Në 31 prej tyre nuk u arrit të përcaktohej rezultati, ndërsa në 22 të tjera votimi u anulua.
1 Nëntor, 10:50 -
Serbi/ Lista Studentore pa sinjale mbi përbërjen e qeverisë së re! Militantë të maskuar hyjnë me forcë në ambientet e TV Informer
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Serbisë shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 26 tetor, duke llogaritur Listën studentore si fituese të 141 mandateve.
27 Tetor, 14:54 -
Thoma Gëllçi: Vuçiçi i humbi zgjedhjet, por jo nga mungesa e policëve
Fillimisht u përpoq t'i shpërfillte studentët. Pastaj filloi t'i përqeshte, të vinte në dyshim numrin e pjesëmarrësve dhe t'i paraqiste si njerëz të manipuluar. Kur pa se protestat vazhdonin, filloi të zbulonte organizatorë të fshehtë, financime të dyshimta dhe lidhje me shërbimet e huaja.
27 Tetor, 10:11 -
Çfarë politike të jashtme propozon Lista Studentore në Serbi?
Lista Studentore premton t’i japë fund nepotizmit dhe emërimeve partiake në diplomaci. Njëkohësisht, programi i saj parashikon ruajtjen e neutralitetit ushtarak dhe bashkëpunimin me fuqi që kanë interesa të ndryshme ndërkombëtare.
26 Tetor, 20:35 -
Zgjedhjet në Serbi, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet e reja, përgjegjësi normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën
Ministri Ferit Hoxha i sheh zhvillimet e fundit në Serbi si dëshmi të rëndësisë së angazhimit qytetar. Ai thekson se fitorja e 2 mandateve duhet të jetë në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
26 Tetor, 19:42 -
-
Alban Daci: Jo çdo gjë që vjen nga Serbia duhet a priori refuzuar meqë serbët janë kundër shqiptarëve!
Zgjedhjet në Serbi janë një leksion se çfarë mund të ndodhë e ndoshta duhet të ndodhë edhe në Shqipëri! Situata është e ngjashme, sepse kemi qytetarë, studentë, shumicë apo jo nuk di t'a them, por që janë ngritur kundër klasës politike dhe establishmentit tonë!
26 Tetor, 18:34 -
Çfarë është 'tri prsta', përshëndetja me tre gishta e studentëve serbë? Historia e errët e simbolit rikthen kujtimet e luftërave në ish-Jugosllavi
Festimet në rrugët e Beogradit kanë rikthyer vëmendjen te një simbol i debatueshëm: tre gishtat e ngritur, një gjest që për të rinjtë serbë përfaqëson fitoren kundër korrupsionit dhe autoritarizmit, ndërsa për shumë boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë vazhdon të kujtojë përndjekjet dhe dhunën e luftërave të viteve ’90.
26 Tetor, 18:27 -
Shqiptarët fitojnë 2 mandate në Parlamentin e Serbisë! Presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi
Dy mandate në Parlamentin e Serbisë janë fituar nga Koalicioni Shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Deputetët e zgjedhur janë Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti, të cilët kanë marrë edhe
26 Tetor, 17:22 -
Nga Serbia në Brazil, si u fituan zgjedhjet me rrjetet sociale! Studentët rrëzuan Vuçiçin me fushatën derë më derë, Lula da Silva fitoi me 'ushtrinë' me 10 mln njerëz në WhatsApp
Në epokën e algoritmeve që u japin përparësi përmbajtjeve më të këqija, është ende e mundur që interneti dhe rrjetet sociale të përdoren në mënyra alternative për të fituar zgjedhjet.
26 Tetor, 16:49 -
Zgjedhjet në Serbi, Koalicioni Shqiptar fiton 2 deputetë, Begaj: Fitorja duhet të përkthehet në më shumë të drejta
Sukses në zgjedhjet e parakohshme në Serbi arrit edhe Koalicioni shqiptar, që do të shtojë përfaqësimin në parlamentin e ardhshëm. Së bashku me Shaip Kamberin, në parlamentin e Beogradit do të ulet edhe Visar Mehmeti. Rezultati i koalicionit shqiptar u përshëndet në Prishtinë e Tiranë.
26 Tetor, 15:22 -
Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë: Rezultat i bashkimit politik dhe besimit të shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka uruar Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, ndërsa Koalicioni Shqiptar është drejt sigurimit të dy mandateve dhe mbetet në garë p&
26 Tetor, 14:59 -
Humbja e Vuçiçit përballë studentëve në Serbi, Gjoni: Efekti do të ndihet në Tiranë, Rama nën presion! Andoni: Protestave tona u mungon organizimi
Humbja e Aleksandër Vuçiçit përballë Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi mund të ketë ndikim edhe në Tiranë. Ish-deputeti Ralf Gjoni parashikon se zhvillimet në Beograd do të shtojnë presionin ndaj kryeministrit Edi Rama
26 Tetor, 14:18 -
-
Vuçiç humbi zgjedhjet në Serbi, Rusia reagon për herë të parë! Kremlini: Presim bashkëpunim me qeverinë e re por duhen 2 veta të kërcejnë tango
Rusia ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Aleksandër Vuçiçit në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Kremlini shpreson që drejtuesit e rinj të vendit të ndërtojnë marrëdhë
26 Tetor, 12:20 -
Kryesoi Listën Studentore dhe mposhti Vuçiçin në zgjedhje, kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që pritet të jetë kryeministri i ri i Serbisë
Programi i Listës së Studentëve parashikon decentralizimin e sistemit shëndetësor dhe vendosjen e interesave kombëtare në plan të parë. Në të njëjtën kohë, integrimi i menjëhershëm në Bashkimin Europian nuk konsiderohet përparësia kryesore e kësaj platforme.
26 Tetor, 09:39 -
‘Koalicioni Shqiptar’ 2 deputetë në parlamentin serb, reagon Begaj: Urime! Ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit
Presidenti Begaj e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.
26 Tetor, 09:26 -
Zgjedhjet/ Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat! ‘Koalicioni Shqiptar’ arritje historike, siguron 2 deputetë në Parlamentin serb
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, uruan Listën Studentore për fitoren në zgjedhje, duke shprehur gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur përparimin e Serbisë drejt BE-së.
26 Tetor, 07:55