-
Kronikë
Vrasja e Hekuran Billës, lirohen nga qelia Sebastian Mali dhe Viktor Marku! Asnjë i dënuar për atentatin e bujshëm tek 'Komuna Parisit'
Afro një vit pas arrestimit në Mal të Zi si i dyshuar për vrasjen në bashkëpunim ndaj Hekuran Billës, Viktor Marku dhe nipi i tij Sebastian Mali nga burgu shkojnë në arrest shtëpie
27 Shtator 2021, 14:32 -
Adjola Lakra ndryshon dëshminë: Rrugës kur po shkoja të takoja Hekuran Billën mësova nga lajmet se e kishin vrarë, u ktheva në shtëpi! Gjykata e lë në burg
Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjes e Hekuran Billa, në 11 qershor 2020 në Tiranë. Adjola Lakra, vajza e cila u arrestua së bashku me Sebastian Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës, ka rrëfyer detaje konkrete lidhur me mënyrën e rënies në kontakt me Billën dhe krijimi i lidhjes intime me të.
13 Korrik 2020, 12:24 -
Vrasja e biznesmenit Billa/ Arrestohet personi i katërt, transportoi me makinë Viktor Markun! I njëjti autor që qëlloi drejt kushëririt të deputetit të PS
Gjekson Pusi 33 vjeç është personi i katërt i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Hekuran Billa. Pusi u arrestua këtë të martë, ndërsa sipas policisë është i njëjti autor me ngjarjen në Shkodër, ku qëlloi me armë zjarri në drejtim të Fatjon Harushës kushëririt të dëputetit të PS, Luan Harusha.
30 Qershor 2020, 15:58 -
Nxori në pritë Billën/ Burg për Adjola Lakrën! Pamjet e saj në gjykatë: S'kam marrë para! Gjeta nipin e autorit që i binte timonit me grushte më tha 'kanë vrarë Lanin'
Adjola Lakra, e dashura që nxori në pritë Hekuran Billën për tu ekzekutuar në zonën e Komunës së Parisit te Kristali, ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Tiranës ku është vendosur masa 'arrest me burg' deri në përfundim të hetimeve për ngjarjen. Lakra tha se nuk ka asnjë lidhje me atentatin dhe ka mohuar të ketë marrë para nga Viktor Marku dhe ish i dashuri i saj, Sebastian Mali, për të ndihmuar në ekzekutimin e 40-vjeçarit.
29 Qershor 2020, 10:03 -
U infiltrua nga hasmi/ Biseda e fundit e Billës me të dashurën, telefoni i hapur edhe pas ekzekutimit! Vajza iku me nipin e autorit, u filmuan nga kamerat
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet. Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçaren në vëzhgim dhe përgjim.
27 Qershor 2020, 09:54 -
Ekzekutimi në Tiranë/ Hasmi i infiltroi të dashurën Billës, që ta nxirrte në pritë! Zbardhet dëshmia e vajzës së arrestuar: Më pagoi Viktor Marku
Arrestohet një 26-vjeçare si bashkëpunëtore për vrasjen e Hekuran Billës. Me arrestimin e Adjola Lakrës, shkon në tre numri i personave të arrestuar lidhur me këtë ekzekutim. Hakmarrja për këtë ngjarje është pikërisht pista kryesore në të cilën po zhvillohen hetimet.
26 Qershor 2020, 11:39