Zbardhet dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës: Jam paguar nga Viktor Marku për t'i dhënë informacion

Zbardhet dëshmia e të dashurës së Hekuran Billës: Jam paguar nga Viktor Marku për t'i dhënë informacion

1593187777_AdiolaLakra001001.jpg

Report TV ka zbardhur dëshminë e Adiola Lakrës, e cila ka qenë e dashura e Hekuran Billës, të vrarë në 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Sipas dëshmisë, vajza pranon se i ka ngritur pritë të dashurit dhe këtë e ka bërë për para.  Ajo  ka pranuar që është paguar nga Viktor Marku për tij dhënë informacion se ku ndodhej Hekuran Billa.

Besohet se lidhjen e ka krijuar me trysninë e Markut, por nuk pranon se ata kishin plan për ta vrarë. Ajo ka treguar se e dinte që ishin në hasmëri por jo që të kishin një plan për ta vrarë.  Lidhja e saj me Hekuran Billën ka ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht.

Adiola është e njohura e Sebastian Malit, dhe ai ja ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Skema e vrasjës së Billës është tipike me atë të vrasjes së  Marsel Sotirit në Durrës nga banda e Durrësit, ku u përdor si karrem e dashura e Klodian Saliut, ish-mis Skrapari për të vrarë kundërshtarin e Lulzim Berishës dhe Klodian Saliut.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi në Tiranë/ Hasmi i infiltroi të dashurën Billës, që ta nxirrte në pritë! Zbardhet dëshmia e vajzës së arrestuar: Më pagoi Viktor Marku


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën