SARANDË- Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Njoftimi është bërë nga Agjensia e Prokurimeve Publike.
Kjo garë u rihap pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi garën e partneritetit publik-privat për ndërtimin e këtij aeroporti dhe shkak për mos finalizimin me sukses të procedurës u bë mosparaqitja e asnjë ofertë brenda afateve kohore të dorëzimit të ofertave, çka do të thotë se nuk kishte pasur investitorë të interesuar. Ndërkohë, për këtë proces, ofertat do të priten deri në 26 nëntor të këtij viti.
Tenderi ka fond limit 33.4 milionë euro dhe brenda 4 viteve të para të operimit objektiv është arritja e 1 milionë pasagjerë.
Gara për dhënien me konçesion të aeroportit të Sarandës u hap në fillim të muajit gusht, ndërkohë që në përpjekje për të siguruar oferta të vlefshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ndryshoi 2 herë kriteret dhe afatin e dorëzimit të ofertave, duke e zgjatur deri në datën 14 tetor, nga 23 shtatori që ishte fillimisht.
Ky investim do të duhet të kryhet nga kompania që do të shpallet fituese në garë, ndërkohë që pas projektimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, në përfundim të periudhës 35-vjeçare do të bëhet transferimi i veprës aeroportule pranë organeve shtetërore. Ndërkohë që, kërkesat specifike theksonin nevojën për ndërtimin e një terminali që fillimisht do të akomodonte 130 mijë pasagjerë në vit, ndërsa pas 10 vitesh 700 mijë pasagjerë.
Aeroporti i Sarandës do të ketë kryesisht profilin e një aeroporti turistik, që funksionon zakonisht 7-8 muaj në vit, por sipas autoriteteve ai mund të shërbejë edhe përtej sezonit për fluturime të brendshme.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.6%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
2 Janar, 15:38
-
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
18 Dhjetor 2024, 10:49
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor 2024, 18:35
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor 2024, 19:21
-
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
3 Nëntor 2024, 18:44
-
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
29 Tetor 2024, 17:00
-
PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Shit-blerje energjie në mënyrë të paligjshme, për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro
18 Tetor 2024, 11:44
-
Hekurudha Tiranë-Durrës, makineria e re nis nivelimin! Përfundon në vitin 2025
16 Tetor 2024, 13:57
-
455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re
8 Tetor 2024, 20:20
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator 2024, 19:52
-
Rishikimi i buxhetit/ Shkurtohen fondet për bujqësinë, i ikin 250 mln lekë! Infrastruktura merr 5.2 mld lekë
30 Gusht 2024, 20:42
-
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
30 Gusht 2024, 20:08
Mbillni peme ne sarande ..mor idiote...asnje peme nuk duket ne foto...bashki leshi....
Përgjigju