-
Pas 3 vitesh mungesë/ Nga sot Gjykata Kushtetuese funksionale, emërohet Përparim Kalo, anëtari i 6! Kim dhe Soreca: U plotësua kushti për hapjen e negociatave
Duke filluar nga sot mund të thuhet se Shqipëria ka më në fund një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presidenti Meta ka emëruar gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon. Kujtojmë se vendimarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total.
23 Dhjetor 2020, 17:48 -
Tashmë radha e Metës/ KED i çon Presidencës dy emrat për anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese! Me këtë vakancë bëhet më në fund funksionale (VIDEO)
Tashmë rruga është e hapur për bërjen më në fund funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka bërë renditjen e kandidatëve të lejuar, Aleksandër Toma dhe Përparim Kalo për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikës në datë.
23 Dhjetor 2020, 13:15 -
Betohet Altin Binaj, anëtari i 5 i Gjykatës Kushtetuese! KED i çon nesër Presidentit emrat për vakancën e 6!Kim dhe Soreca njëzëri: Bërja funksionale deri në fund të vitit, brenda mundësive
Është betuar para pak minutave Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar. Me betimin në Presidencë Binaj merr kështu zyrtarisht detyrën e gjyqtarit në Kushtetuese.
22 Dhjetor 2020, 13:01 -
Hapi i fundit drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese/ KED diskuton nesër 2 emrat për anëtarin e 6-të, vakancë e Presidentit
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, diskuton nesër për kandidatwt dhe pikwzimin dhe renditjen pwrfundimtare.
21 Dhjetor 2020, 16:19 -
Ambasadorja Kim apelon serish: Lëvizni me urgjencë, Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda vitit
Një tjetër apel i fortë i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese në vend. Yuri Kim bën thirrje që palët të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 dhjetor.
27 Nëntor 2020, 15:03 -
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përjashtoi 3 kandidatë, 'kushtetuesja' në udhëkryq
Mosplotësimi i kushtit ligjor që për çdo vakancë në Gjykatën kushtetuese duhet që këshilli emërimeve në drejtësi të propozojë së paku tre emra, pritet të rifusë në ngërç kompletimin e kësaj gjykate. Një ditë më parë KED përjashtoi nga gara tre kandidatë. Ndërsa konfirmoi Sonila Bejtjan, Altin Binaj dhe Aleksandër Tomën të tre në garë për të dy vakancat, atë të parlamentit dhe të presidentit.
24 Nëntor 2020, 14:48