Pas 3 vitesh mungesë/ Nga sot Gjykata Kushtetuese funksionale, emërohet Përparim Kalo, anëtari i 6! Kim dhe Soreca: U plotësua kushti për hapjen e negociatave

Duke filluar nga sot mund të thuhet se Shqipëria ka më në fund një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presidenti Meta ka emëruar gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon. Për të marrë detyrën z. Kalo do të duhet të betohet në Presidencë por me emërimin e tij tashmë Shqipëria ka arritur një prej kërkesave më të forta të ndërkombëtarëve, plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca bën me dije se Meta ka administruar sot nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar nga KED me pikëzimin si më poshtë Përparim Kalo 90.29 Pikë dhe Aleksandër Tomës 75.57 Pikë. Kështu Meta ka zgjedhur të emërojë atë që është renditur më lart nga KED.

Në lidhje me këtë lajm të rëndësishëm reagoi edhe ambasadorja Yuri Kim, e cila e konsideroi një hap gjigant përpara. 

Kujtojmë se KED i dërgoi në Presidencë paraditen e sotme emrat e Aleksandër Tomës dhe Përparim Kalos. Ky emërim i Kalos nga Presidenti vjen pasi dje është betuar Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar.

Kujtojmë se vendimarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

Përveç Kalos votimin e Binajt, Gjykata Kushtetuese ka edhe katër anëtarë të tjerë si Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

Dekreti i presidentit Ilir Meta për emërimin e Përparim Kalos

6 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese:  Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:02
Kushtetuesja bëhet funksionale, OSBE: Lajm fantastik, të eci para me rezultate pozitive

1608757462_monacodivincenzo.jpg

OSBE ka reguar për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetues me emërimin e  anëtarit të 6-të të saj, Përparim Kalo. OSBE e cilëson lajm fantastik, ndërsa shkruan në latinisht 'Ad Majora' një frazë e përdorur si dëshirë për të arritur rezultate gjithnjë e më pozitive në punën e dikujt.

 “Zgjedhja e Përparim Kalos anëtar i Gjykatës Kushtetuese është një lajm tjetër fantastik dhe një hap themelor. Për herë të parë, në mbi dy vjet e gjysmë, Gjykata do të ketë kuorum, duke bërë të mundur funksionimin e saj. Urime, gjykatës Kalo për zgjedhjen Tuaj dhe ad majora!” – ambasador Vincenzo Del Monaco, Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Ora 21:33
Ngritja e Kushtetueses, Kryemadhi: Çdo hap drejt ngritjes së institucioneve themelore është për tu vlerësuar! Opozita e bashkuar e ka kërkuar prej kohësh

1605432425_koalicionipslsikryemadhiisha.jpg

Bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese e ka përshëndetur dhe Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se çdo hap që bëhet për ngritjen e institucioneve themelore të Shqipërisë është për tu vlerësuar.

Por nuk kanë munguar dhe kritika nga kryetarja e LSI-së ku ndër të tjera thotë se nëse qeveria do kishte dëgjuar më herët propozimet e opozitës së bashkuar për ngritjen e Kushtetueses, ajo do të ishte bërë funksionale me kohë.

"Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë. LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin. Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.

Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve. 25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri. Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët" - shkruan Kryemadhi.

 

Ora 20:20
Gjykata Kushtetuese funksionale, Varhelyi: Plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferencës së parë qeveritare

1602071583_OliverVarhelyiEuropeanCommissionerforNeighbourhoodandEnlargement1200x800.jpg

Për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

"Lajm i shkëlqyeshëm nga Shqipëria! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen ekonfeences se pare nderqeveritare" - shkruan Varhelyi.

Ora 19:40
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori gjerman: Gur kilometrazhi për shtetin ligjor, u përmbush një kusht qendror për integrimin

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf e ka cilësuar si gur kilometrik në konsolidimin e shteti ligjor, bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese.  Zingraf  tha se një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri, ndërsa e cilësoi përmbushje të një kushti qendror për integrimin e vendit.

“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekuilibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit”, shkruan Zingraf.

Ora 19:19
Gjykata Kushtetuese funksionale, Soreca: Hap kryesor për kompletimin e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare

Ambasadori i BE, Luigi Soreca e konsideron arritje të konsiderueshme dekretimin e anëtarit të 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Soreca thekson se me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese Shqipëria hedh hapin kryesor në plotësimin e kushteve për tryezën e parë ndërqeveritare me BE.

"Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalo si Anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Z. Kalo do të betohet nesër nga Presidenti. Ky vendim shumë i rëndësishëm siguron tani funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Ne e përgëzojmë Presidentin, Parlamenti, KED dhe Institucionet e tjera për të dhënë një rezultat kaq të rëndësishëm, i cili është një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe për reformën e drejtësisë. Ai gjithashtu përfaqëson një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për të filluar së pari tryezën e parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit midis BE-së dhe Shqipërisë", shkruan Soreca.

Ora 18:23
Yuri Kim: Shqipëria tani plotëson kushtin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE

1608651028_jurikim.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka reaguar menjëherë pas emërimit nga ana e Presidentit të Republikës të gjyqtarit Përparim Kalo si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

"Lajm i madh. Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si gjyqtar të 6-të të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të bëjë betimin nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do ta përmbyllë vitin 2020 me një Gjykatë Kushtetuese funksionale- pas gati 3 vitesh. Presidenti, KED dhe Parlamenti kanë një meritë të madhe! Ky ishte një veprim urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykata Kushtetuese funksionale, Shqipëria tani plotëson kushtin për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigant përpara. Urime popullit të Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara", shkruan Kim në Twitter. 

 

E.M./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 23/12/2020 22:14

    Yuri Kim, ambasadorja qe do hyje ne historine e Shqiperise... E dha fjalen, e beri... Eshte gjigante... Faleminderit USA...

    Përgjigju
  • Anton: 23/12/2020 20:13

    Me ne fund nje lajm i mire per te gjithe Shqipetaret bravo Amerika dhe Bashkim Europian , sepse per ne Shqiptaret nuk do ishte bere kurre .

    Përgjigju
  • anonymous: 23/12/2020 20:07

    Rroftë Amerika per kete levizje.

    Përgjigju
  • Fshati: 23/12/2020 19:10

    Hajde se andej nga janari ose e shkarkojme nje ose e heqim qafe dhe gjykate del jashte funksioni perseri per di sa vite.

    Përgjigju
  • Tirona: 23/12/2020 18:11

    Te shikojme a do te kemi ndonje analize tek emisioni i "Opinion", "Open" dhe " Realy Story"per kete ngjarje te shenuar se deri para nje muaji kur ambasadorja e SHBA dha ultimatumin se ne fund te vitit te keni ngritur GJykaten Kushtetuse keta te tre emisionet nuk na folen asnje fjale se ishin te "zene" duke kritikuar Policine dhe keto dite te fundit na shurdhun veshet duke u mare presidenten ne detyre te Kosoves.

    Përgjigju
  • O tej: 23/12/2020 17:55

    Metmuti hajduti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)