-
Kodi i ri Penal, Sadushi: S’e kam draftin, duhet të jetë sa më i qartë! Ja rekomandimet
Ndërsa sot u prezantua drafti i Kodit të Ri Penal, kritika pati nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i cili në fjalën e tij tha se ai dhe as komuniteti i profesionistëve nuk janë njohur ende me versionin përfundimtar të draftit, duke sqaruar se i vetmi dokument i njohur nga komuniteti gjyqësor ka qenë një version paraprak i vitit 2023. Megjithat&e
25 Korrik, 11:50 -
Kodi i ri Penal/ Më shumë mbrojtje të miturve dhe lirim me kusht për të dënuarit përjetë! I integruar me ligjet e BE
Kalim nga një sistem që fokusohet në ndëshkim drejt një sistemi që promovon riparimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e autorit të krimit. Ky është një prej parimeve themelore të Kodit të ri Penal. Me draftin e ri synohet modernizimi dhe përshtatja me zhvillimin social të kohës duke garantuar në politikën penale proporcionalitetin, sigurinë juridike, të drejtat e njeriut dhe paqen sociale.
25 Korrik, 11:47 -
Kodi i ri Penal, Rakipi: Shkeljet e para me tatimet do trajtohen si administrative, kur ka shifra të mëdha kalojnë direkt si hetim penal
Drejtuesi i Grupit të Punës, Arben Rakipi theksoi se një tjetër ndryshim që parashikohet në Kodin e ri penal ka të bëjë me shkeljet që kanë të bëjnë me tatimet. Sipas tij, shkelja e parë që do të kryhet do të vlerësohet në mënyrë administrative nga autoriteti tatimor, vetëm n&eum
25 Korrik, 11:15 -
Kodi i Ri Penal, propozohet lirimi me kusht për të dënuarit me burg përjetë! Rakipi: Njerëzit ndryshojnë
Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, tha se kanë propozuar edhe aplikimin e lirimit me kusht për të dënuarit me burg përjetë. Ai e cilësoi si një hap të guximshëm, duke shtuar se ka besim se “njerëzit ndryshojnë dhe përmirësohen nëse puna me ta është e e
25 Korrik, 11:01 -
Kodi i ri penal/ Rakipi shpjegon risitë: Përshkrimi i koncepteve për të shmangur keqinterpretimet gjyqësore! I kemi dhënë peshë specifike kritereve ku bazohet dënimi
Arben Rakipi, drejtues i Grupit të Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, prezantoi risitë. Ai përmendi si risi të parë shpjegimin e koncepteve pasi shpeshherë kanë lënë vend për keqkuptime në interpretimet gjyqësore. Ai tha se shtjellimi i mirë i këtyre koncepteve do të ndihmojë në një system m&
25 Korrik, 10:53 -
Drafti i ri i Kodit Penal/ Manja: Do marrë ‘ok’ nga Brukseli, opozita të kontribuojë! Sadushi kritika: S’jemi njohur me variantin final
Kodi i ri Penal është gati, pas më shumë se 5 vitesh punë. Gjatë prezantimit të draftit të ri i cili është hedhur për konsultim publik, krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë e konsideruan të domosdoshëm hartimin e ligjit të ri penal në një kohë kur vendi dhe shoqëria janë në epokë të re zhvillimi dhe integrimi në Bashkimin Evropian. Qeveria premton se drafti do t’i kalojë fillimisht për miratim Brukselit.
25 Korrik, 10:28 -
Ndryshimet në Kodit Penal, brenda vitit lançohen për konsultim publik! Manja: Do të kemi edhe aministi penale
Brenda viti drafti i Ministrisë së Drejtësisë për Kodin e ri Penal do të jetë gati dhe do të hidhet për konsultim publik. Vetë ministri Manja tha se të gjithë duhet të bëhen pjesë e oponencës. Manja foli edhe për amnistinë penale për të dënuarit e cila sipas tij do të jetë gati së shpejti.
28 Tetor 2023, 12:06 -
Ndryshimet/ SPAK me 13 kompetenca të reja, mesazh për politikanët që bëjnë thirrje për rrëmbim armësh
Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale kalojnë 13 vepra të reja penale në kompetencë të SPAK-ut, përfshihen krijimi i turmave të armatosua, banda e armatosur, prodhimi i armëve luftarake dhe të gjitha veprat me qëllime terroriste
6 Mars 2021, 15:34 -
Çështjet e nxehta të sesionit të ri parlamentar, nga burgu për memet, ‘izolimi’ i Metës, deri te amnistia fiskale
50 projektligje pritet të shqyrtohen dhe miratohen në sesionin e ri dhe të fundit të kësaj legjislature parlamentare, ndryshime në kodet Penal, Ajror, Detar dhe Rrugor, kërkohet edhe ndryshimi i ligjit të dekriminalizimit para zgjedhjeve
2 Janar 2021, 16:29 -
Shtohen 30 vepra të reja penale, nga konflikti i interesit me 5 vite burg, manovrat me tendera te nxitja e të miturve për të pirë alkool
Kodi i ri Penal kriminalizon 30 veprimtari, deri në 5 vite burg për zyrtarët në konflikt interesi në çështje tenderash, ankandesh dhe përfitimesh të tjera, deri në 8 vite burg për bashkëjetesën me të mitur, dënime të ashpra për kompanitë që nuk zbatojnë kontratat publike dhe që fitojnë tendera nga pakte paraprake me kompani të tjera dhe dokumente të rreme.
7 Dhjetor 2020, 17:01 -
Burg per memet? Flasin juristët: Cenon lirinë e shprehjes! Pro dekriminalizimit të konsumit të hashashit e ushtrimit të prostitucionit
Pas lajmit se në draftin e ri të kodit Penal publikimi i memeve humoristike pa lejen e personit do dënohet me burg, Report Tv mori opinionin e disa juristëve të cilët dalin kundër dhe e cilësojnë këtë cënim të lirisë së shprehjes. Ndërsa e cilësojnë të duhur ndryshimet për dekriminalizimin e konsumit të hashashit e ushtrimit të prostitucionit. Ndryshimet në kodin penal janë ende në fazë diskutimi dhe ende nuk ka një draft final.
6 Dhjetor 2020, 15:06 -
Shfuqizohen 6 vepra penale, nga protestat e paligjshme, plagosja nga pakujdesia, mbajtja pa të drejtë e uniformës ushtarake-policore deri tek skemat piramidale
Projekti për Kodin e ri Penal shfuqizon veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, krim vetëm protestat me persona të armatosur.
4 Dhjetor 2020, 17:17 -
'S'ka shanse të ndalohen me ligj', Basha-Ramës: S'punon për të shpëtuar jetë njerëzish por merret me meme! Përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve
Një propozim për Kodin e ri Penal i cili po hartohet nga Ministria e Drejtësisë që parashikon burg për memet është brë temë diskutimi sot. Pas Ramës i cili tha se s'ka shanse të ndalohen memet, ka reaguar edhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili akuzon kryeministrin se nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por sipas tij gjen kohë të merret me meme
3 Dhjetor 2020, 20:14 -
Dënimi me burg për memet? Rama: Po si mund të ndalohen me ligj, s’ka asnjë shans
Kodi i ri Penal parashikon burg për montazhe apo meme. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg
3 Dhjetor 2020, 18:16 -
Veprat e reja penale/ Burg kush bën meme e montazhe, kush shikon tjetrin fshehurazi zhveshur, ngacmon me fjalë dhe hap llogari false në emër të tjetrin në Facebook
Zbulohen veprat e reja penale në Kodin e ri Penal, deri në vit burg kush bën meme dhe nuk sqaron se është montazh, 1 vit burg nëse vëzhgon pjesët intime të një personi pa pëlqimin e tij dhe kur është në ambient të mbyllur, 1-2 dy vjet burg kush përgjon bisedën e tjetrit, deri në 6 vite burg për zyrtarët.
3 Dhjetor 2020, 16:26 -
Kodi i ri Penal/ Dyfishohet dënimi për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, 3-fishohet për tenderat, konfiskim me detyrim të parave dhe pasurive të përfituara
Kodi i ri Penal parashikon 3-7 vitet burg për korrupsionin aktiv të pushtetarëve, deri në 12 vite për korrupsionin pasiv, sot është 1 deri në 5 vjet m burg, 3-8 vite burg për shkeljen e barazisë në tendera, sot është gjer në 3 vjet burg
2 Dhjetor 2020, 16:11 -
Hartimi i Kodit të ri Penal: Konsumatorët e drogës deri në 10 gram kanabis nuk dënohen! Për dhunë në familje nisin hetimet edhe pa denoncim
Report TV siguron draftin e ndryshimeve të Kodit Penal që parashikon që zyrtarëve të drejtësisë që përfshihen në korrupsion t’u konfiskohet pasuria. Ndër të tjera drafti dekriminalizon konsumin e kanabisit deri në 10 gram si dhe ushtrimin e prostitucionit e kosideron kundravajtje penale nga vepër penale që është me kodin e vjetër. Ndryshimet që pritet të kalojnë së shpejti në Kuvend parashikojnë 7 vite burg për anëtarët e komisioneve zgjedhore që braktisin detyrën.
2 Dhjetor 2020, 11:29 -
Shqiptari me Lamborghini e patentë të huaj 'fluturon' me 236 km/h në bypassin e Fierit, gjobitet me 30 mijë lekë, por nuk i hiqet patenta
E ktheu në pistë shpejtësie Bypassin e Fierit, një 35-vjeçar rezident jashtë vendit, duke përfunduar me një gjobë të majme nga policia rrugore, prej 30 mijë lekë të rinj. I riu shmangu heqjen e patentës përmes ndryshimit në Kodin penal në korrik 2019, sipas të cilit shoferi mund të paguajë dyfishin e gjobës maksimale pa përfunduar në komision.
5 Korrik 2020, 10:37
