-
Veprat e reja penale/ Burg kush bën meme e montazhe, kush shikon tjetrin fshehurazi zhveshur, ngacmon me fjalë dhe hap llogari false në emër të tjetrin në Facebook
Zbulohen veprat e reja penale në Kodin e ri Penal, deri në vit burg kush bën meme dhe nuk sqaron se është montazh, 1 vit burg nëse vëzhgon pjesët intime të një personi pa pëlqimin e tij dhe kur është në ambient të mbyllur, 1-2 dy vjet burg kush përgjon bisedën e tjetrit, deri në 6 vite burg për zyrtarët.
3 Dhjetor 2020, 16:26 -
Kodi i ri Penal/ Dyfishohet dënimi për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, 3-fishohet për tenderat, konfiskim me detyrim të parave dhe pasurive të përfituara
Kodi i ri Penal parashikon 3-7 vitet burg për korrupsionin aktiv të pushtetarëve, deri në 12 vite për korrupsionin pasiv, sot është 1 deri në 5 vjet m burg, 3-8 vite burg për shkeljen e barazisë në tendera, sot është gjer në 3 vjet burg
2 Dhjetor 2020, 16:11 -
Hartimi i Kodit të ri Penal: Konsumatorët e drogës deri në 10 gram kanabis nuk dënohen! Për dhunë në familje nisin hetimet edhe pa denoncim
Report TV siguron draftin e ndryshimeve të Kodit Penal që parashikon që zyrtarëve të drejtësisë që përfshihen në korrupsion t’u konfiskohet pasuria. Ndër të tjera drafti dekriminalizon konsumin e kanabisit deri në 10 gram si dhe ushtrimin e prostitucionit e kosideron kundravajtje penale nga vepër penale që është me kodin e vjetër. Ndryshimet që pritet të kalojnë së shpejti në Kuvend parashikojnë 7 vite burg për anëtarët e komisioneve zgjedhore që braktisin detyrën.
2 Dhjetor 2020, 11:29 -
Shqiptari me Lamborghini e patentë të huaj 'fluturon' me 236 km/h në bypassin e Fierit, gjobitet me 30 mijë lekë, por nuk i hiqet patenta
E ktheu në pistë shpejtësie Bypassin e Fierit, një 35-vjeçar rezident jashtë vendit, duke përfunduar me një gjobë të majme nga policia rrugore, prej 30 mijë lekë të rinj. I riu shmangu heqjen e patentës përmes ndryshimit në Kodin penal në korrik 2019, sipas të cilit shoferi mund të paguajë dyfishin e gjobës maksimale pa përfunduar në komision.
5 Korrik 2020, 10:37
