-
Opinion
-
Opinion
Meta ‘bëhet’ pro-amerikan i thekur, citon Reganin dhe ‘fut’ Berishën në qoshe
Ka mjaftuar vetëm një takim kortezie i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim në ish selinë e LSI, tani selia e Partisë së Lirisë, që Ilir Meta të ndryshojë me 180 gradë qëndrimin ndaj SHBA. Apo më saktë ka ndryshuar qëndrim dhe ndaj ambasadores në Tiranë. Sa mirë do të ishte, që ky ndryshim të ishte i qëndrueshëm, dhe jo deri në shpërthimin e radhës.
26 Shtator 2022, 20:47 -
Kush e nxori në pritë Hajdarin dhe ku e çoi Berisha kasetën e ish-truprojes Zenel Nezaj?
Si sot 24 vite më parë, në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, para selisë së PD u vra lideri i Dhjetorit Azem Hajdari. Fatmir Haklaj, është pranuar nga të gjithë, akuzohet si ekzekutori i Hajdarit, ndonëse siç e pohonte dhe ai vetë në të gjallë të tij, nuk kishte shkuar para selisë së PD për të vrarë liderin e Dhjetorit, ndërsa mbetet mister “shënjestra” e grupit që kryesonte djali i Haklajve.
12 Shtator 2022, 19:45 -
-
-
-
-
Hetimi i Metës nga SPAK, dhe precedenti i videos së Priftit e ‘lobimit rus’ të Bashës
SPAK më në fund është “zgjuar” dhe ka vënë nën hetim ish presidentin e kreun aktual të Partisë së Lirisë Ilir Meta(j). Themi është zgjuar pasi Meta aty ka qënë, dhe hetimi i tij duhej të kishte filluar me kohë e me vakt, jo të pritej fundi i gushtit, pasi nuk është në kushtet e flagrancës.
25 Gusht 2022, 20:12 -
-
-
-
-
Kur Berisha-Meta ‘këshillojnë’ BE-në të ketë kujdes nga Rama dhe ‘fundi’ i botës
Kryeministri Edi Rama duket i çliruar nga “makthi” i bllokimit të çeljes zyrtare të bisedimeve të Shqipërisë me BE për vite me radhë, teksa pas zgjidhjes së ngërçit të krijuar nga vetoja bullgare, të martën palët do të ulen zyrtarisht për të filluar negociatat e anëtarësimit.
18 Korrik 2022, 20:21 -
Berisha kundër bazës detare të NATO-s, Rusia dhe pronat e Argitës
Lajmi se kryeministri Edi Rama do zhvillojë një takim në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg për të diskutuar propozimin për ndërtimin e një baze ushtarake detare të Aleancës në Porto Romano ka shkaktuar ndjenja të përziera tek politika dhe qytetarët shqiptarë
12 Korrik 2022, 20:46 -
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
Kur një njeri ndjehet i vetmuar dhe i izoluar nga të katër anët ka dhe paranojat e veta. Aq më tepër kur ky është politikan që ka pas vetes njerëz që e ndjekin dhe kërkojnë shumë prej tij, paranoja bëhet akoma më e madhe, duke bërë që të ndjehet i kërcënuar nga të gjithë.
1 Korrik 2022, 18:56 -
Protesta e 7 korrikut e Berishës dhe ‘tigri pa dhëmbë’ i politikës shqiptare
Sali Berisha ne perëndim të jetës së tij biologjike, pasi ajo politike mendohej se kishte perënduar që më 2013, kur pas humbjes përballë Edi Ramës dha dorëheqjen nga drejtimi i PD, ka vendosur një “bast” të madh politik
30 Qershor 2022, 19:30 -
Halli i Berishës dhe Kurtit, ‘serbi’ Rama dhe Kosova në ‘Open Balkan’ që më 2020
Dhe në këto ditë “përvëluese” qershori nuk po njeh ulje debati në lidhje me nismën rajonale “Open Balkan”, pjesë e të cilës deri më tani me të drejta të plota janë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut
27 Qershor 2022, 18:40 -
Vilat e ‘bllokmenëve’ të rinj në Lalz dhe trauma e rinisë për pasurim të shpejtë
Kronikat e emetuara në ekranet televizive, në mediat e shkruara e sociale, janë të mbushura me lajme që bëjnë fjalë për arrestime e deri vrasje të të rinjve të cilët kanë gjetur rrugën më të lehtë dhe të shpejtë për t’u pasuruar: trafikun e drogës, nga hashashi tek kokaina, brenda dhe jashtë vendit. Duke përshpejtuar kështu dhe arritjen e shpejtë të “finishit” të jetës në disa raste, por dhe mbylljen në qeli apo dëbimin në rastin më fatlum.
24 Qershor 2022, 12:36 -
Rama lë ‘patriotët’ pa kauzë, destabilizohet Berisha dhe ‘zhbën’ Kosovën
Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Kosovë një ditë përpara mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, vetë zhvillimi i mbledhjes me 19 marrëveshjet e nëshkruara dhe më pas pjesëmarrja në promovimin e librit të ish shefit të diplomacisë kosovare, kanë ngërthyer në vetëvete një tur që prodhoi mesazhe të forta politike. Por të artikuluara brenda “formatit” të kërkesave të aleatëve tanë të mëdhenj, SHBA dhe BE.
21 Qershor 2022, 21:39 -
Keqkuptimi nga Meta i kortezisë së Yuri Kim dhe ‘pajtimi’ me Berishën në Baku
Një shtrëngim kortezie dore nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, e bëri me “krahë” Ilir Metën, presidentin në detyrë të Shqipërisë. Dhe bashkë me të, edhe mediat afër tij ishin në delir, pasi e paraqitën me shpejtësi në publik si një ngjarje të madhe që kishte hapur rrugën për Metën drejt Amerikës.
18 Qershor 2022, 13:39