-
Protesta e thirrur nga ish-kryeministri, Mero Baze: Berishën sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë
Gazetari Mero Baze ka komentuar protestën e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjete sociale Mero Baze shprehet se Berisha është i vetëm dhe sot praktikisht e kanë hedhur në Lanë.
8 Janar 2022, 15:03 -
Protesta e dhunshme e Berishës, reagon për herë të parë Rama: Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë me një shprehje të aktorit John Wayne, teka shkruan në Instagram: "Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë".
8 Janar 2022, 14:52 -
Berisha: Rruga që kemi për të bërë s'është e lehtë, kërkon sakrificë! Ju garantoj një rrugë të suksesshme e fitimtare
Në deklaratën e tj të fundit në protestën e dhunshme që thirri sot, Sali Berisha i kërkoi militantëve të tij sakrifica ' në rrugën që kemi për të bërë'. Ai tha se protestat nuk do të ndalen dhe se qëllimi është rikthimi i PD në pushtet me votën e l
8 Janar 2022, 14:41 -
Berisha shpërndan protestuesit: Do të vazhdojmë deri sa ta çlirojmë shtëpinë tonë
Sali Berisha i ka dhënë fund protestës duke paralajmëruar tentativa edhe më të fuqishme në të ardhmen për të marrë godinën."Përpjekjet për të çliruar shtëpinë e lirisë do të vazhdojë deri në arritjen e qëlli
8 Janar 2022, 14:24 -
Report TV siguron pamje nga brenda selisë së PD, anëtari i Këshillit Kombëtar: Do të vijojmë si normalisht me mbledhjen
Pavarësisht situatës së krijuar nga militantët e Sali Berishës, duket se Lulzim Basha ka vijuar me mbledhjen e lajmëruar me deputetët e anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në një komunikim për Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Olsi Karapici, i cili tregoi edhe pamje nga ambientet e brendshme, tha se ata do të v
8 Janar 2022, 14:10 -
Protesta e dhunshme e Berishës, Policia: Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin
Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha në një komunikim për mediat se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje. AI theksoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.
8 Janar 2022, 13:48 -
Duma brenda selisë së PD: Distancohem nga dhuna e Berishës, të largohet! Boll me një të re që kopjon një të vjetër
Deputetja Grida Duma ka reaguar nga selia e Partisë Demokratike përmes një live në ‘Facebook’ e cila thotë se kjo situatë duhet të ishte zgjidhur përmes dialogut. Gruma tha se distancohet nga dhuna e Sali Berishës, ndërsa thotë se ka ardhur koha që e vjetra të largohet dhe t’iu lihet vendi i të rinjve. Ndërsa dha dhe nj&
8 Janar 2022, 13:41 -
FOTOLAJM/ Militantët e Berishës rrethuan selinë e PD dhe shqyen dyert, Ervin Salianji 'armatoset'
Teksa militantët e Sali Berishës rrethuan selinë e PD-së duke shqyer dyert, deputetët demokratë që ishin brenda janë ndjerë jo pak të rrezikuar, ku sikurse shihet edhe në foto, Ervin Salia
8 Janar 2022, 13:39 -
Report Tv siguron pamje brenda selisë së PD, Salianji: Dhunë e paimagjinueshme, një grua shtatzënë është plagosur, një person tjetër në gjendje të rëndë! Duma: Distancohem nga dhuna e Berishës
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka folur për Report Tv duke treguar situatën brenda selisë së PD, që u pushtua nga militantët të Berishës. Salianji tha se janë plagosur disa persona, mes të cilëve një grua shtatzënë, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
8 Janar 2022, 13:32 -
Berisha del nga zyrat e FRPD, largohet nga selia blu, i bashkohet protestuesve jashtë
Sali Berisha ka dalë nga zyrat e FRPD ku qëndroi ndërkohë që situata ishte e tensionuar. Ai është larguar nga ambiente e selisë së PD, ndërsa i është bashkuar protestuesve në Bulevardin Zhan D'Ark.
8 Janar 2022, 13:23 -
Policia merr kontrollin e selisë së PD, njerëzit e Bashës mbikëqyrin situatën nga tarraca
Selia e Partisë Demokratike është marrë nën kontroll nga Policia e Shtetit ndërohë që protestuesit janë shpërndarë, njerëzit e Lulzim Bashës janë pozicionuar mbi tarracën e selisë duke vëzhguar situatën.
8 Janar 2022, 13:28 -
Policia futet në katin e parë të selisë së PD-së, shoqërohet një person! Ambulanca merr një të grua pasi ndjehet keq
Forcat e Policisë ndodhen tashëm në katin e parë të selisë së PD-së, për të shmangur dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha, ndërsa është shoqëruar një person. Ndërkohë një grua, e pranishme në protestë është marrë nga ambulanca pasi ësht&a
8 Janar 2022, 13:09 -
Protesta e dhunshme në PD, Policia e Shtetit thirrje Berishës: Përmbaji protestuesit! Një grup deputetësh kërkuan ndihmë, i rrezikohej jeta
Policia e Shtetit ka reaguar pasi ka ndërhyrë në protestën e dhunshme në selinë e PD. Policia njofton se ndërhyrja erdhi pasi disa deputetë kërkuan ndihëm pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit. Policia e Shtetit i
8 Janar 2022, 13:00 -
Lulzim Basha kërkon ndihmë: Të ndërhyhet për të shmangur viktimat nga dhuna e Berishës, deputetët në rrezik! Policia shpërndan protestuesit: Godina e selisë skenë krimi
Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dy orësh protestë ku rebelët e Berishës kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe po tentonin të shkonin drejt zyrës së kryedemokratit, kërkoi ndërhyrjen e Policisë për të shtensionuar situatën. Sipas tij jeta e deputetëve ishte në rrezik. Policia ndërhyri menjëherë duke shpërndarë protestuesi. Policia e ka vendosur godinën e selisë si skenë krimi.
8 Janar 2022, 12:55 -
FOTO/ I dështojnë levat dhe shkopinjtë, militantët e PD marrin varenë për të shpartalluar derën e blinduar në selinë e PD
Pasi e goditën për minuta të tërë me leva e shkopinj, militantët e Berishës kanë marrë vare për të shkallmuar derën e blinduar e për t'u futur në selinë e PD.
8 Janar 2022, 12:42 -
Përplasjet në PD, reagon Policia e Shtetit: Nuk jemi të përfshirë në asnjë veprim, distancohuni nga dhuna
Pas skenarëve të dhunës që u panë në selinë e Partisë Demokratike mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës ka reaguar Policia e Shteti ku sqaron se sqaron se nuk kanë vepruar në këtë situatë dhe as nuk kanë hedhur asnjë send të kundraligjshëm.
8 Janar 2022, 12:34 -
Po futej në katin e dytë të PD, lëndohet një militant: Më dhunuoi policia e Lulzim Bashës! Berisha thirrje kreut të PD: Hiq dorë nga dhuna
Një person ka mbetur i plagosur në Partinë Demokratike. Ai është goditur nga brenda godinës me sende të forta teksa po futej në katin e dytë. Ai ka qenë duke tentuar të futet në katin e dytë të godinës me disa të tjerë.
8 Janar 2022, 12:25 -
Dhuna në protestë, PD: Berisha i njëjtë me Ramën e 21 janarit! I braktisur nga demokratët, mblodhi më pak se 800 mercenarë
Paria Demokratike ka reaguar nëpërmjet një deklarate në lidhje me dhunën në protestën e thirrur nga Sali Berisha. Në reagim, Berisha krahasohet me 'Ramën e 21 janarit', ndërsa thuhet se ai po tento të
8 Janar 2022, 12:37 -
Video/ Report TV sjellë pamjet me dron, militantët e Berishës rrethojnë selinë e PD
Rport Tv sjellë pamje me dron nga selia e PD, duke treguar qartësisht atë që po ndodh në protestën e dhunshme të thirrur nga Sali Berisha . Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet, militantët e Berishës kanë rrethuar thuajse të gjithë godinën, ndërsa një pjesë e tyre janë edhe në Bulevardin 'Zhan D'Ark&a
8 Janar 2022, 12:13 -
Me trapan e çekiç, militantët e Berishës mundohen të hapin derën e blinduar për t'u ngjitur në katin e dytë të selis së PD
Militantët e Berishës po tentojnë të hapin me trapan e çekiç derën e blinduar që të çon në katin e dytë të selisë së PD. Pasi kanë shqyer dyert e tjera, ata synojnë të futen në të gjitha ambientet e selisë.
8 Janar 2022, 12:12 -
'Pushtimi i PD', Albana Vokshi: Basha të largohet i qetë, demokratët po futen në shtëpinë e tyre
Për mbështësen e Sali Berisha Albana Vokshi demokratët që kanë hyrë në PD janë duke hyrë në shtëpinë e tyre dhe Lulzim Basha duhet të largohet."Po futen në shtëpinë e tyre, Lulzim Basha të dalë dhe t'ia lërë demokratëv
8 Janar 2022, 11:59 -
Mbështetësit thyejnë edhe dyert e zyrave të FRPD, futen brenda: Basha të iki nga ka ardhur
Militantët e Sali Berishës kanë thyer ehe dyert e zyrave të Forumit Rinor të PD, duke arritur të futen brenda."Lulzim Basha të iki nga ka ardhur, shtëpia e demokratëve është e jona", thotë njëri prej protestuesve.
8 Janar 2022, 11:54 -
Militantët e Berishës brenda selisë së PD, thyejnë çfarë u del përpara, hapin me dhunë një tjetër derë në godinë! Thyejnë e bllokojnë duke i lyer me sprite kamerat e sigurisë
Pasi u futën me dhunë në kati e parë të selisë së PD, duke shqyer derën kryesore, militantët e Berishës nuk ndalen duke thyer çfarë gjejnë përpara në godinë. Ata kanë mundur të hapin me dhunë një tjetër derë në katin e parë të godinës. Po ashtu ata kan&am
8 Janar 2022, 11:45 -
Militantët e tij shqyejnë derën e selisë së PD, Berisha shkon para kohe në protestë: Kanë hyrë në shtëpinë e tyre, s'ka njeri të drejtë ta mbylli
Ndonëse protesta ishte planifikuar të niste në orën 12:00, militantët e Sali Berishës nuk kanë pritur këtë të fundit, por kanë shqyer derën e selisë duke u futur. Për Berishën ata janë futur në shtëpinë e tyre."Sot do e shndërrojnë bunkerin e Bashë
8 Janar 2022, 11:37 -
Militantët e tij dhunuan Roland Bejkon, Berisha justifikohet: Nuk e kam parë skenën
Në një akt të rëndë, militantët e Sali Berishës sulmuan sot Roland Bejkon, duke e goditur atë nga pas, ndërsa nuk e lejuan të futej në selinë e PD. Megjithatë Berisha justifikohet se nuk ka parë skenën."Nuk e kam parë skenën por ne jemi lëvizje paqësore, jemi lëviz
8 Janar 2022, 11:40 -
Protesta e thirrur nga Berisha, vendosen tela me gjemba në murin lidhës mes parlamentit dhe PD
Për shkak të protestës së thirrur nga Sali Berisha, Report Tv sjell pamje ku duket se muri lidhës i parlamentit dhe Partisë Demokratike është rrethuar me tela me gjemba. Kjo për të shmangur kapërcimin e protestuesve nga ana Kuvendit për t’u futur në selinë blu.
8 Janar 2022, 11:36