Ekskluzive/ I arrestuar për drogë para vrasjes së efektivit Saimir Hoxhës, prokuroria: Aldi Rama u keqtrajtua në Komisariat! Merret i pandehur polici
Efektivi Saimir Hoxha, vendi i ngjarjes dhe Aldi Rama
LEZHË- Pas më shumë se 1 vit hetime, Prokuroria e Lezhës ka arritur të provojë se 21-vjeçari Aldi Rama i cili ekzekutoi oficerin e krimeve në policinë e Lezhës Saimir Hoxha dhe më pas u vetëvra, është keqtrajtuar nga policia në kohën kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në 2020. Në lidhje me këtë çështje organi i akuzës ka mbyllur hetimet, duke marrë të pandehur një efektiv policie me iniciale M.M. Ndaj policit është ngritura akuza "Kryerja e veprimeve arbitrare" dhe dosja penale e hetuar nga prokurori i Lezhës Francesk Ganaj, brenda pak ditësh do të dërgohet në gjykatë.
Organi i akuzës u vu në lëvizje dhe regjistroi procedim penale, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari Aldi Rama me pretendimin se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga uniformat blu, kur u arrestua me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë. Në lidhje me rastin u kryen një sërë veprimesh hetimore, por vetëm për njërin nga 3 efektivet e policisë të kallëzuar nga i riu është arritur të provohet se ka konsumuar element të veprës penale për të cilën është ngritur dhe akuza.
Me 28-shtator të vitit 2021, Aldi Rama u bë protagonist e një krimi të rëndë, duke ekzekutuar me armë zjarri oficerin e Policisë së Lezhës Saimir Hoxha, teksa ky i fundit bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Mllefi që kishte krijuar ndaj uniformave blu, duket se e nxitën të riun të ndërmarrë këtë akt të rëndë me viktimë një oficer policie.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.1%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 2643
Lajme të tjera
-
Punonjësit e Portit të Shëngjinit në protestë: Kemi 3 muaj pa marrë pagat! Do të bllokojmë punën nëse nuk do të marrim paratë (VIDEO)
21 Mars, 09:28
-
E rëndë/ E zë poshtë kamioni që po rregullonte, ndërron jetë mekaniku në Kurbin
20 Mars, 18:16
-
Ishin duke shkuar për në Kishën e Laçit, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe bie përmbys në përrua! Shpëtojnë mrekullisht dy të rejat (FOTO)
20 Mars, 11:41
-
Lezhë/ Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras bllokojnë rrugën prej 5 ditësh: S’do i lejojmë të kalojnë, bashkia të gjejë zgjidhje
20 Mars, 10:57
-
Ministri i Jashtëm i Vatikanit drejton meshën e shenjtë në Rrëshen: Të kontribuojmë për përmirësim në shoqërinë shqiptare
19 Mars, 18:17
-
‘Thahet’ për ujë lagja ‘Demokracia’ në Mamurras, banorët: Jemi harruar nga shteti, detyrohemi ta blejmë çdo ditë
18 Mars, 18:53
-
Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, plagoset një grua (VIDEO)
18 Mars, 18:15
-
Babai afgan dhunon vajzën e mitur në Shëngjin, shoqërohet nga policia
17 Mars, 09:29
-
Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras në protestë: Lirojmë rrugën kur bashkia të gjejë zgjidhje
16 Mars, 15:06
-
Berisha në Mirditë: Rama ka korruptuar ambasadorët e huaj për të ruajtur pushtetin e tij! Reagimi për arrestimin e nënës lehonë: Nikolla t’i paguante gjobën nga rroga e saj
15 Mars, 19:49
-
Mashtronte qytetarët duke u premtuar kupona karburanti, arrestohet 54 vjeçari në Lezhë! I dënuar nga gjykatat e 4 qyteteve në vend (EMRI)
15 Mars, 15:06
-
Identifikohet 74-vjeçarja që humbi jetën pas pelegrinazhit në Kishën e Laçit, u rrëzua aksidentalisht
15 Mars, 10:30