Ishin në makinë me Aldi Ramën kur u vra nënkomisari Saimir Hoxha, Gjykata lë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, avokati: Po mbrohen veprimet e paligjshme të policisë

Gjykata ka lënë sot në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, shokët e Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me të kur i riu qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha. Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, për armën që Aldi Rama kishte me vete, ndërsa gjykata pranoi sot kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj, duke lënë në burg dy të rinjt.

Ndërkohë, avokati i tyre akuzoi gjykatën se po mbron "veprimet e paligjshme të policisë" që ndaluan makinën pa shenja dalluese se ishin policë.  Sipas tij, Marku dhe Sherri nuk kanë lidhje me Aldi Ramën.

"Në momentin që ka ndodhur ngjarja, policët ishin pa shenja dalluese kur ndaluan makinën e të rinjve. Gjykata po mbrojnë veprimet e paligjshme të policisë. Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, në të kundërt do iknin me të. Ata nuk ikën, ndenjën me policët se kur i mbaruan fishekët policëve, u trembën më shumë se ata. Po të donin kishin ikur se ishin më të fuqishëm se policët, por ata ndihmuan të vinte ambulanca për policin e plagosur. Ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale", tha ai.

Armando Marku dhe Kristjan Sherri u arrestuan 28 shtator, menjëherë pas ngjarjes së rëndë. Ata ishin në makinë me Aldi Rama, në momentin kur u ndaluan nga nënkomisari Hoxha dhe dy kolegët e tij. Ata zbritën nga makina pas urdhrit të policisë, urdhër që nuk u zbatua nga Aldi Rama i cili me fjalët "unë nuk jam për kontroll", qëlloi drejt policisë dhe plumbat kapën nëkomisarin Saimir Hoxha.

Më pas Aldi Rama u largua me makinë, duke lënë pas dy shokët e tij. Ai qëlloi veten për vdekje pas 6 orësh ndjekje nga policia. Në dëshminë e tyre në polici, Marku dhe Sherri deklaruan se nuk e dinin se Rama kishte pistoletë me vete dhe se në vendin ku i gjeti policia, kishin shkuar për të pirë hashash.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Momenti prekës, motra dhe e ëma e shokut të Aldi Ramës shpërthejnë në lot pasi i riu u la në burg

Mamaja dhe motra e Kristjan Sherrit kanë shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës për ta lënë të riun në burg. Siç shihet edhe nga pamjet jashtë dyerve të gjykatës, e ëma dhe motra e shokut të Aldi Ramës, të riut që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë prekur emocionalisht dhe madje kanë gjetur edhe ngushëllimin e gazetarëve.

Për dy shokët e Aldi Ramës, Armando Markun dhe Kristjan Sherrin gjykata vendosi masën 'arrest me burg', ndërkohë që ndaj tyre është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, për armën që Aldi Rama kishte me vete. Dy të rinjtë kanë heshtur në seancën gjyqësore.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggggg: 02/10/2021 12:01

    Po normal te pafajshmit i mbajn ne burg shteti qe duam

    Përgjigju
  • Ajet: 01/10/2021 14:56

    Policia pa shenja dalluese ne postobllok dhe ne aksionin e djegies se hashashit. Keta police sillen si gangestere dhe gjobvenes dhe ne fund perfundojne si viktima te vete veprimeve te tyre. Kjo qe thote avokati eshte uleritese. Nxitohet te shpallet deshmor per show pa mbaruar ende procesi hetimor penal dhe administativ. Nuk dua te justifikoj vrasesin por nese ka qelluar pa paralajmerim atehere do kete patur nje motiv te forte qe askush deri tani nuk po e thote. Policia doli me 20 variamte, genjyen kur thane qe kishin jeleke me mbishkrimin policia. Ndoshta i kane marre gjoben ketyre, ju kane prishur parcelen me pas dhe ne fund kane dashur ti arestojne. Kjo eshte ajo qe bejne zakonisht. Duhet nje shkundje e forte dhe ristrukturim i plote i kesaj policie qe eshte jashte binareve te ligjshmerise.

    Përgjigju
    • Qwert: 02/10/2021 08:51

      Bravo ajet analiz e holl dhe bindese.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja