Hetimet për vrasjen e nënkomisarit, në makinën e të rinjve s'u gjet gjurmë kanabis! Deri tani asnjë lidhje e provuar e tyre me parcelën e hashashit! SHÇBA po heton sjelljen e policëve

Aldi Rama ekzekutoi nën/komisarin Saimir Hoxha vetëm se i kërkoi dokumentin e identifikimit. Dy shokët e autorit,Armando Marku dhe Kristjan Sherri kanë deklaruar në prokurori se kanë qenë duke konsumuar hashash së bashku në zonën e Vainit. Sipas dëshmisë së tyre, Aldi Rama e ka kryer vrasjen nën efektin e drogës. Por pretendimi i tyre nuk është vërtetuar nga hetuesit, pasi në automjetin me të cilin lëviznin të rinjtë nuk janë gjetur lëndë narkotike.

Në media ka qarkulluar informacioni se Rama, Marku dhe Sherri ishin roje të hashashit, por nga hetimet e deritanishme nuk është provuar lidhja e tyre me parcelën e kanabisit që asgjësuan oficeret e policisë pak minuta para vrasjes së Hoxhës.

Ndërkohë po hetohet edhe mënyra si u zhvillua operacioni antikanabis, ku merrnin pjesë vetëm tre oficerë, Saimir Hoxha, shefi i Krimeve, Palushi dhe efektivi Petrit Doda.

Ndërkohë në Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit po heton në dy drejtime. SHÇBA po kryen hetim administrativ dhe penal. Në drejtimin administrativ po verifikohen të gjitha procedurat që janë ndjekur dhe manualet që duhet të ndjek Policia kur ndërmerr një aksion anti-kanabis, planin operacional për asgjësimin e lëndës narkotike.

A ka pasur urdhër shërbimi, urdhër pune e më gjerë. Ndërkohë, në lidhje me hetimin penal, SHÇBA po heton në lidhje me mundësinë e një përplasjeje të mundshme verbale të efektivëve të policisë me të Aldi Ramën pranë makinës ku ngjarja ndodhi. A ka pasur tejkalim kompetencash në përdorimin e armës, lëvizjet, paralajmërimet?

Në fokus të hetimit është edhe negocimi i RENEA-s me Aldi Ramën dhe nëse ka pasur thirrje me megafon për t'i kërkuar të dorëzohet. Po ashtu, në fokus të hetimit është edhe pajisja ose jo e jelekë antiplumb të efektivëve dhe verifikim i efektivit Saimir Hoxha nëse ishte ose jo në orar zyrtar të punës.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së martës në hyrje të lagunës së Kune-Vainit. 21-vjeçari Aldi Rama u vetëvra gjatë ndjekjes nga policia, ndërsa në paraburgim ndodhen dy miqtë e tij, Armando Marku dhe Kristjan Sherri. Ata pritet të njihet të premten në Gjykatën e Lezhës me masën e sigurisë. E vetmja akuza e ngritur deri tani ndaj tyre është moskallëzim krimi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:43
FOTOLAJM/Dhimbja e kolegëve, lule dhe foto në tavolinën bosh ku punoi për 5 vite nënkomisari Saimir Hoxha

1633002221_bfea52413d434d9cb4763c5608befb64.jpg

Vrasja e nënkomisarit Siamir Hoxha në krye të detyrës ishte një lajm i trishtë jo vetëm për familjarët dhe vetë shtetin, por edhe për kolegët e tij, të cilët për 5 vite ndanin së bashku jo vetëm shqetësimet e punës por edhe momentet e suksesit dhe gëzimeve të tyre.

Dje 'Dëshmori i Atdheut" Saimir Hoxha u përcoll për në banesën e fundit në Varrezat e Dëshmorëve, ndërsa pati edhe një ceremoni homazhesh për të. Sot kolegët e tij përtej dhimbjes, po përballen edhe me tavolinën bosh të kolegut e mikut të tyre, ku në të është vendosur një buqetë me lule, një fotografi e tij dhe një paketë cigare.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/09/2021 23:34

    Thjesht pse thone konsumuan hashash kjo s'd.m.th.te gjesh patjeter gjurme ne makine.I kane patur cigare ne xhepa,ndoshta i kane pire perjashta,nuk i dihet.

    Përgjigju
  • Ungrej: 30/09/2021 20:00

    ishtu asht kur shefi komisarjatit lezh nik nikolli BASHKPUNO ME KULTIVUST E HASHASHIT E QARK LEZHES SE MERR PERQINJEN

    Përgjigju
  • Alb: 30/09/2021 13:27

    Nga vidio qe keni treguar ne media ku e kupton policia qe po ndiqet dhe pse ka ate reagim jo profesional ndaj nje makine qe dyshon se po ndiqet. Sepse dikush qe ndjek policin paska guxim te tepruar ose pazare te lena pergjys. Ka shum pikpyetje kjo ngjarje ju thoni qe personi ishte ne sediljen e pasme athere si u largua me makine ne menyr aq te papritur.

    Përgjigju
  • Scutari: 30/09/2021 11:09

    Po mire mo, analize toksikologjike e gjakut nuk i behet te plagosurit dhe "deshmitareve"??! Po bej edhe une "ekspertin e kriminalistikes" qe ne fakt duhet te emertohet ekspert i policise kriminale....

    Përgjigju
    • Santa Quaranta: 30/09/2021 11:44

      Behet dhe ajo qe thua ti ... por duhet cuar ne laburator te specializuar jashte shtetit per te per percaktuar sa kohe ka kaluar nga konsumimi i lendes narkotike... se lende te tilla qendrojne deri ne 6 muaj ne gjake..

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë