-
Studentët e Universitetit Bujqësor rrethojnë dhe i bëjnë presion gardistit: Hap telefonin ose do kalojmë në të tjera gjëra, vajza: Jam nga Lezha unë (VIDEO)
Kryeministri Rama ishte sot për një dialog me studentët e Universitetit Bujqësor ndërsa në korridore një prej gardistëve ka rënë pre e kërcënimeve dhe presionit nga studentët të cilët pretendonin se ai i kishte fotografuar me telefonin e tij. Për më tepër ndiqni incidentin.
18 Dhjetor 2018, 11:15 -
Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)
Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët e UBT-së nisi me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i bëri një pyetje me lidhje me rritjen e tarifave të studimit dhe më pasi i shprehur publikisht se nuk ishte informuar nga rektori për këtë mbledhje. Kësisoj, ajo shprehu dëshirën për t'u larguar nga takimi. Kaq mjaftoi që Rama të ritheksonte nevojën për dialog midis tij dhe studentëve.
18 Dhjetor 2018, 10:54 -
Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit
Qeveria do të mbulojë në janar 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit dhe ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili, në kuadër të protestës që po zhvillohet për të 15-tën ditë, ka realizuar këtë të martë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fokusin e tetë kërkesave të parashtruara, kjo mbledhje është shoqëruar edhe nga debate të vazhdueshme.
18 Dhjetor 2018, 10:30