-
Tenderi 640 mijë $ për një mur e një derë! Hetime për rektorin dhe dy zv/rektorët e Universitetit Bujqësor në Kamëz
“Shqiptarja.com” mëson se prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte ne Universitetit Bujqësor në Kamëz. Dosja penale është rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre emrat e sipërcituar në këtë shkrim.
8 Prill 2019, 18:26 -
SKANDALI/ Rektori i UBT tender gjysmë milion euro për një mur dhe një portë hekuri që nuk ekziston (DOKUMENTI)
Sipas dokumentave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik, tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar dhe fondi limit i përcaktuar ishte 62.7 milionë lekë ose gjysme milion euro pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
5 Prill 2019, 18:55 -
Zbardhen SMS-të e profesorit të Kamzës për studenten e tij: Takohemi diku jashtë shkolle
Pedagogu mblidhte email-et e studentëve me justifikimin se do t'u dërgonte një letër motivimi për detyrën dhe më pas u dërgonte mesazhe ngacmimi. Ne email ai ftonte studenten për t'u takuar jashtë shkolle për të folur për të ardhmen e saj.
5 Mars 2019, 10:39 -
Protesta/ Një grup studentësh të UBT-së konfliktohen me rektorin Musabelliu: Ti je shërbëtor, puno për ne (VIDEO)
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët kanë protestuar paralelisht me ata të universiteteve të tjera, janë konfliktuar këtë të mërkurë me rektorin Bahri Musabelliu. Ky i fundit, përmes një videoje të shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin, shihet tejet i revoltuar.
9 Janar 2019, 18:09 -
Takimi me studentët e Bujqësorit, Rama: Më të informuar për pse-në e dialogut, askush nuk tradhëtoi askënd
Kryeministri Edi Rama shprehu falenderimin e tij për të gjithë pedagogët dhe studentët, të cilët zgjodhën të dialogojnë,duke u bërë pjesë në takimin e zhvilluar ditën e sotme në Universitetin Bujqësor
18 Dhjetor 2018, 14:58 -
-
-
-
-
'Studentët nuk dialogojnë me ju sepse s'kanë besim', Rama: Shumë mirë bëni, por puna është 'beso e kontrollo'
Krahas tre studentëve, një tjetër i Universitetit Bujqësor të Tiranës i është kundërvënë kryeministrit Edi Rama duke i thënë se studentët nuk pranojnë dialogimin me të pasi nuk kanë besim tek ai. Ndërsa Rama iu përgjigj, duke i thënë se rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve të tyre nuk është mohimi i dialogut.
18 Dhjetor 2018, 12:46 -
'Unë jam ngelësi ndërkombëtar', Rama i përgjigjet studentit të UBT-së: Keni ditë që vetëm bërtisni dhe s’flisni (VIDEO)
Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës iu kundërvu kryeministrit Edi Rama, duke i dalë në krah dy studentëve të mëparshëm që debatuan me të. Duke ironizuar Ramën me frazën "ngelës ndërkombëtar", ai i doli në krah edhe studentëve protestues, duke thënë se kërkojnë thjeshtë të drejtat e tyre.
18 Dhjetor 2018, 12:29 -
Debat në UBT/ Studenti ironizon rektorin: S'kam këllqe, na falni për edukatën por kaq formim kemi (VIDEO)
Në takimin e kryeministrit Edi Rama me pedagogët dhe studentët e UBT-së, është zhvilluar një tjetër debat. Një student, teksa i ka kthyer përgjigje Ramës në lidhje me nivelin e formimit, ka ironizuar rektorin e tij. Kaq ka mjaftuar që ky i fundit ta rimerrte edhe njëherë fjalën.
18 Dhjetor 2018, 11:32 -
-
Studentët e Universitetit Bujqësor rrethojnë dhe i bëjnë presion gardistit: Hap telefonin ose do kalojmë në të tjera gjëra, vajza: Jam nga Lezha unë (VIDEO)
Kryeministri Rama ishte sot për një dialog me studentët e Universitetit Bujqësor ndërsa në korridore një prej gardistëve ka rënë pre e kërcënimeve dhe presionit nga studentët të cilët pretendonin se ai i kishte fotografuar me telefonin e tij. Për më tepër ndiqni incidentin.
18 Dhjetor 2018, 11:15 -
Debati në UBT/ Studentja: S’e dinim që do vije,unë po e braktis takimin. Rama: Po përgjigjen për pyetjen si do e marrësh (VIDEO)
Takimi i kryeministrit Edi Rama me studentët dhe pedagogët e UBT-së nisi me një debat midis tij dhe një studenteje, e cila fillimisht i bëri një pyetje me lidhje me rritjen e tarifave të studimit dhe më pasi i shprehur publikisht se nuk ishte informuar nga rektori për këtë mbledhje. Kësisoj, ajo shprehu dëshirën për t'u larguar nga takimi. Kaq mjaftoi që Rama të ritheksonte nevojën për dialog midis tij dhe studentëve.
18 Dhjetor 2018, 10:54 -
Rama dialog me studentët e UBT: Plotësojmë kërkesën, në janar do t'ju mbulojmë 50% të tarifës së studimit
Qeveria do të mbulojë në janar 50% të tarifës së studimit për studentët e bachelorit dhe ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili, në kuadër të protestës që po zhvillohet për të 15-tën ditë, ka realizuar këtë të martë një takim me pedagogët dhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fokusin e tetë kërkesave të parashtruara, kjo mbledhje është shoqëruar edhe nga debate të vazhdueshme.
18 Dhjetor 2018, 10:30