-
Kronikë
Tenderi 1 mln dollarë për 'RTSH Agro', kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin
Apeli i GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për liri. Po ashtu janë lënë në qeli edhe dhe anëtarët e Komisionit të Ofertave, Jualian Tapia, Alban Malaveci e Ervin Muraj.
30 Tetor 2021, 12:15 -
Kronikë
Shtyhet vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit, ish-kreu i RTSH: Nuk jam i rrezikshëm
Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca u shty për shkak të pretendimeve të palëve nëse vetë ish kreu i RTSH, Thoma Gëllçi tha para trupës gjykuese se nuk është i rrezikshëm dhe mund të lirohet duke i caktuar një masë më të lehtë.
29 Tetor 2021, 14:44 -
Kronikë
U la në burg, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO: S'kam shkelur asnjë ligj! Qëndrimi në qeli më rrezikon jetën, vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri, pasi u la në burg, si i dyshuar për shpërdorim detyre. Kjo kërkesë është dorëzuar në Apel nga avokati i Gëllçit, Dorian Matlia, me argumentin se ish-drejtori i RTSH nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
17 Tetor 2021, 18:07 -
Kronikë
Gëllçi dhe 3 vartësit lihen në burg nga GJKKO, avokati i tij: Gjithçka bëhet që të mos rikandidojë më për drejtor të RTSH! Ai është në gjyq me televizionin
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, dhe 3 vartësit e tij, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë lënë në burg nga GJKKO.
11 Tetor 2021, 14:51 -
Kronikë
Korrupsioni në RTSH, dosja e SPAK: Thoma Gëllçi favorizoi kompaninë fituese dhe zgjati afatet e dorëzimit të pajisjeve për kanalin 'Agro', përtej kontratës! Nisi procedurat 1 vit para miratimit nga AMA
Report Tv zbardh dosjen e SPAK që çoi në arrestimin e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçin. Sipas dosjes, Gëllçi skualifikoi një kompani dhe favorizoi një tjetër për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin “Agro”. Sipas SPAK që të dyja kompanitë nuk i plotësonin kriteret.
9 Tetor 2021, 10:30 - Kronikë
-
Kronikë
Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së, vjen reagimi i parë nga Rama: Nuk e dija, tani po e marr vesh
I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk kishte dijeni mbi aksionin e SPAK që çoi në arrestimin e Thoma Gëllçit, ish-drejtorin e RTSH-së, teksa shtoi se sapo e ka marrë vesh këtë lajm.
8 Tetor 2021, 22:35 -
Kronikë
Tenderi abuziv 1 mln dollarë i RTSH-së, Thoma Gëllçi u përgjua, u arrestua në Kolonjë te shtëpia e prindërve
Report Tv mëson se Thoma Gëllci, ish-drejtori i RTSH-së është arrestuar ne Kolonjë te shtëpia e prindërve të tij. Mësohet se i është kapur nga policia e Kolonjës teksa &
8 Tetor 2021, 22:07 - Kronikë
-
Kronikë
Korrupsion në tenderin rreth 1 mln $ për kanalin 'Agro', SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi! Në pranga edhe 3 punonjës
Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
8 Tetor 2021, 21:17