U la në burg, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO: S'kam shkelur asnjë ligj! Qëndrimi në qeli më rrezikon jetën, vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë

U la në burg, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO: S'kam shkelur asnjë ligj! Qëndrimi në qeli më rrezikon jetën, vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë

Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri, pasi u la në burg, si i dyshuar për shpërdorim detyre. Kjo kërkesë është dorëzuar në Apel nga avokati i Gëllçit, Dorian Matlia, me argumentin se ish-drejtori i RTSH nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.

Po ashtu Gëllçi thotë në kërkesë se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit. Ai ka paraqitur edhe raporte mjekësore që vërtetojnë sëmundjet nga të cilat ai vuan.

Gjatë seancës së kaluar në GJKKO, nëpërmjet avokatit të tij,Gëllçi deklaroi se e gjithë ngjarja është një inskenim dhe sipas tij gjithçka ka të bëjë me platformën për rikandidim. Gëllçi ka thënë se aktualisht është në gjyq me RTSH-në për shkarkimin e tij që e quaj të padrejtë.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK ka bërë arrestimin e tyre. 

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH. Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim. E ndërsa, Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi. 

Report Tv ka mësuar  detaje nga tenderi  për blerjen e pajisjeve për kanalin “RTSH Agro” i zhvilluar në vitin 2018 me fond limit 86 milionë lekë të reja. Nga hetimi rezulton se në garë ishin dy operatorë. Njëra prej firmave, e cila ofroi më pak se firma tjetër, në fund të procesit të tenderit u skualifikua pasi i mungonte një dokument. Firma që është ankuar është skualifikuar për shkak se i mungonte një certifikatë prodhimi, e cila sipas saj nuk duhet shtuar dhe u shtua vetëm sepse atë dokument e posedonte firma garuese tjetër.

Kjo firmë u ankua në Komisionin e Prokurimeve Publike me pretendimin se i ishte bërë padrejtësi në procesin e tenderimit, dhe se ishte shpallur fituese kompania e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë. KPP i ka dhënë të drejtë RTSH dhe e ka mbyllur çështjen. Por pastaj është bërë një kallëzim fillimisht tek Prokuroria e Tiranës, e cila shpalli moskompetencën dhe iu kalua SPAK.

Edhe SPAK pas hetimeve konkluzoi se RTSH mund të kërkonte çfarëdolloj dokumenti që të donte për të rritur transparencën dhe këtu nuk ka asnjë diskriminim apo trajtim të privilegjuar në tender për njërën apo tjetrën firmë. Askush nuk u përjashtua padrejtësisht e thotë edhe SPAK i cili në fakt insiston se shkelja është se edhe firma tjetër, ajo që fitoi tenderin, kishte mungesë dokumentacioni dhe ajo duhej përjashtuar.

Pra sipas SPAK firma që u përjashtua në çdo rast duhet përjashtuar dhe vendimi ka qenë i duhuri. I njëjti vendim duhej marrë edhe për firmën tjetër. Me të gjithë këtë proces nuk ka lidhje Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, i cili në fakt edhe nga SPAK akuzohet vetëm se zgjati afatin dhe akuzohet vetëm për ‘Shpërdorim detyre’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 18/10/2021 05:49

    Te gjithe jane te semure per burgun,hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren