‘Polic je ti ore!’ efektivi nervozohet nga mediat në Qafë-Mollë, rrëzon në tokë operatorin dhe gazetaren! Pezullohet efektivi i policisë, SHÇBA nis inspektimet

Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha dhe groposja në zonën e Qafë-Mollës, një ngjarje kjo e pastër kriminale, ishte me të lartë edhe për gazetarët e kronikës, të cilët ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Teksa prisnin me orë që të zbulonin më tepër detaje rreth dinamikës së krimit, mes përfaqësuesve të medias dhe policisë ka pasur edhe një incident.

Një nga efektivët e policisë, është nervozuar nga prania e mediave dhe madje ka shkuar deri aty sa ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.

‘Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil. Shtyn gazetarët ti injorant. Ti nuk je polic jo. Nuk je polic!’- dëgjohet gazetarja të thotë.

Policia njofton se është pezulluar menjëherë nga detyra punonjësi i policisë Sh.T. Ndërkohë njofton policia, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

'Policia e Shtetit i konsideron marrëdhëniet me median si prioritare në funksion të mirë-informimit të publikut dhe është e vendosur për të ndëshkuar çdo punonjës police që performon sjellje të pahijshme duke shpërdoruar detyrën në dëm të imazhit të Policisë së Shtetit dhe cënimit të marrëdhënieve me mediat e qytetarët.'- njofton policia.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe SHÇBA, e cila thotë se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.

‘Tiranë - Në vijim të lajmit të publikuar në disa media, në lidhje me sjelljen jo korrekte të disa punonjësve të policisë me përfaqësues të mediave, e në veçanti me gazetaren Anila Hoxha gjatë raportimit të një ngjarje kriminale, SHÇBA njofton se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.’- njofton SHÇBA.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riki: 07/11/2021 09:53

    E verteta eshte qe polici nuk e ka shtyre. Ajo ka rreshqitur pasi nuk ka patur vend. Eshte per te ardhur keq qe ndaj policit hapen ceshtje te tilla. Turp

    Përgjigju
  • Bambuci: 07/11/2021 08:55

    Qe nga perdorimi i fjales "polic" dhe jo punonjes rendi dallohet se kush mund te jete debili ne kete mes.Pastaj persa i perket punonjesit te rendit ajo eshte ceshtje tjeter...Vetem i paska shtyre po habitem se zakonisht te gjakosin mire e mire kuptohet per tmiren tende.

    Përgjigju
  • Jonel: 07/11/2021 03:54

    Aty ne ate mes debile eshte vetem ajo pseudo gazetare qe meriton te denonocohet per fyerje ndaj oficerit publik

    Përgjigju
    • Leo: 07/11/2021 06:53

      Jam plotsisht dakort me ju. Per pak klikime ma shum kalojn edhe kordonin e policis dua te bajn dhe hetusin edhe prokurorin edhe gazetarin. E ka gojen e madhe shum kjo. Maj mend nje rast para 15 viteve, ne Shkoder Vinte Kryeministri i asaj kohe ne Shkoder. I shajti Policet, Dhe shefin e qarkullimit e ca ishin aty me Te par e me te mbram. Askush nuk i ja çili, vetem i thoshin na fal. Kjo i shante.

  • Prokuroret e vetemeruar: 06/11/2021 22:54

    Me kete “debil”, ke bere konsumuar “Fyerje Boterore , te punonjesit qe kryen nje detyre shteterore”. Me denoncimin do ishe ok, nqs nuk ke prishur vend-ngjarjen apo ke penguar me veprime aktive , punonjesin qe po kryen nje detyre shteterore, pengim te hetmeve etc. Redaksia mos e censuroni

    Përgjigju
  • Shoku: 06/11/2021 21:54

    Ishte nje aksident polici nuk donte ti shtynte ne kanal,ne Skene krimi nuk lejohet media.Si mund te heqesh nga puna policin per kaq gje ne shtete te tjera te fusin ne furgon jo gazetar te jesh por dhe kryeminister po nuk zbatove urdherin e policit se pse atje eshte e pavarur policia dhe nuk pyet per keta gazetar qe pijne mall gjithe diten ne skutat e Top Chanel te degjeneruar.

    Përgjigju
  • Fbdjdjfj: 06/11/2021 20:48

    Shkelja e perimetrit nga gazetaret pasi u kerkohet disa here te largohen ka rendesi?!

    Përgjigju
  • Geri: 06/11/2021 20:21

    Gazetaret si kjo duhet te mesohet se ka nje shirit policie te cilen sduhet ta kaloje! Nuk eshte prokurore qe te hyje si te doje e ku te doje

    Përgjigju
    • Leo: 07/11/2021 06:56

      Nje dhapaqene kjo. Punojn te topi edhe kush e di se cfar .

    • I drejti: 06/11/2021 21:13

      Pa presje e pa pike. Nuk duhet te pezullohesh polici gjynah . Shiriti per ate pun osht . Dhe gazetaret ghynoh de bojn punen e vet .. por rregullat i din ku ja shirt rri larg si cdo vend te botes.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë