-
Akuzohet se pastroi 18.3 mln euro të Cosa Notras, vijon gjyqi për Rezart Taçin! Dëshmon drejtori i bankës: Ja si i pikasëm italianët
Në gjyqin për biznesmenin Rezart Taçi në GJKKO, ka dhënë deklarime Moris Vidhi, drejtori i bankës së nivelit të dytë në të cilën është depozituar shuma prej 18.3 milion eurosh, e sekuestruar tashmë. Vidhi ka sqaruar se si u arrit depozitimi i parave, njohjen me Taçin dhe personat e tjerë nën hetim, dhe mënyrën se ai u arrit të bllokoheshin paratë.
31 Tetor, 13:18 -
Skema e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, Si u transferuan 18 mln eurot në Shqipëri në gusht të 2021
Në nëntori 2021 kur SPAK shpalli në kërkim Rezart Taçin, ndërsa u arrestua kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo, Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhi detaje lidhur me dosjen e pastrimit të
12 Janar, 11:38 -
Do pastronin 18.3 mln euro të 'Cosa Notras'-s, SPAK çon në gjyq sipërmarrësin italian dhe 2 të tjerë, bashkëpunuan me Rezart Taçin! Do përfitonin 3 mln euro
SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj tre shtetasve italianë, sipërmarrësit 91 vjeçar palermitan Francesco Zummo, ekonomistit Fabio Petruzella dhe Daniele Cestagalli, broker financiar të cilët në bashkëpunim me Rezart Taçin, kunatin e tij Artur Ballën dhe badigardin, Bledar Lilo kishin organizuar një skeme komplekse financiare për pastrimin e 18.3 milionë eurove të ardhura të mafias siciliane Cosa Nostra.
12 Janar, 10:16 -
Akuzohen për pastrim parash, kunati dhe shoferi i Rezart Taçit lihen në burg! Gjykata refuzon t’i lirojë, ish-bosi i naftës ende në arrati
Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
26 Janar 2022, 15:48 -
Gjykata e Palermos vendos, bashkëpunëtori i Taçit, Fabio Petruzzella mbetet prapa hekurave, por bie akuza për mafia! Tentuan të pastronin 18.4 mln euro nga Shqipëria
Kontabilisti nga Palermo, Fabio Petruzzella, i arrestuar për 'pastrim parash' në çështjen ku është i përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, do të mbetet në burg. Ky është vendimi i gjykatës që pranoi kërkesën e prokurorisë së Palermos. Petruzella u ndalua më 12 nëntor dhe fillimisht ishte në 'arrest shtëpie'.
5 Dhjetor 2021, 13:09 -
Kronikë
Pas hetimit për pastrim të parave të Cosa Nostra-s, SPAK nis hetimin pasuror për Rezart Taçin! Italianët në kërkim të shqiptarit, kontrolle në Milano ku dyshohet se fshihet
Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.
15 Nëntor 2021, 11:53 -
Kronikë
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistët e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra.
14 Nëntor 2021, 09:43 -
Kronikë
Rezart Taçi do pastronte paratë e 'Cosa Notra-s', Report Tv siguron dosjen e hetuesve italianë! 18.4 milionë euro ishin depozituar në ‘Alpha Bank’, shqiptari dhe ekonomisti do fitonin 3 mln
Të tjera detaje të forta zbulohen në lidhje me pastrimin e parave të Cosa Nostra-s italiane përmes Shqipërisë, ku ishte i përfshirë edhe ish-biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18 milionë euro ishin depozituar në dy llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet të transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor, nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, por SPAK e ka bllokuar operacionin. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi dhe ekonomisti italian Petruzzella do të fitonin 3 milionë euro nga ky operacion. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino.
13 Nëntor 2021, 16:04