Akuzohen për pastrim parash, kunati dhe shoferi i Rezart Taçit lihen në burg! Gjykata refuzon t’i lirojë, ish-bosi i naftës ende në arrati
Petruzella, Taçi dhe Zummo
Gjykata e Tiranës ka refuzuar të lirojë shoferin dhe kunatin e ish-bosit të naftës Rezart Taçi. Burime bëjnë me dije se Artur Balla dhe Bledar Lilo kishin bërë kërkesë për zëvëndësimin e masës së sigurisë, ndërsa Gjykata i ka lënë në burg.
Kunatin dhe shoferin e ish-bosit të naftës Rezart Taçi, SPAK po i heton në cilësinë e të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal të pastrimit të 18 milion eurove.
Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte Rezart Taçi, i cili është në kërkim nga policia.
Këto para sipas SPAK, i përkasin bosit të Cosa Nostrës Francesco Zummo, ndaj të cilit antimafia italiane ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për llogari të këtij hetimi.
Kujtojmë se gjatë seancës së fundit në GJKKO, Balla dhe Lilo pretenduan se nuk kanë pasur lidhje me paratë dhe se nuk kanë bërë transferta bankare, por vetëm kanë shoqëruar italianin Francesco Zummo.
Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e ka bllokuar operacionin.
Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.
Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish-bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPAK pas hetimeve disa mujore.
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
83.1%
-
Jo
13%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 3277
Lajme të tjera
-
Shqipëria del nga 'lista gri'! Report TV siguron deklaratën e FATF: Plotësuat rekomandimet kundër parasë kriminale, kujdes me amnistinë
28 Tetor, 09:12
-
Ndihmoi trafikantët të pastronin paratë, 'arrest shtëpie' për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, 'arrest me burg' për dy vëllezërit! Sekuestrohen 16 apartamente e 27 llogari bankare
26 Tetor, 10:51
-
Do pastronin paratë e mafias ‘Cosa Nostra’, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për kunatin e shoferin e Rezart Taçit! 18.4 mln euro i kalojnë shtetit
2 Tetor, 10:23
-
Në burg për drejtimin e një organizate kriminale! Kush është ‘princesha’ që po ndiqet penalisht në Zvicër për drogë dhe pastrim parash
29 Shtator, 12:34
-
Europol godet grupin kriminal shqiptaro-kinez! Në Spanjë mbillnin kanabis, paratë pastroheshin në Shqipëri! Brenda një viti qarkulluan rreth 65.5 mln euro (VIDEO)
21 Shtator, 12:42
-
Nga janari, në Durrës u kapën 850 mijë euro të padeklaruara, ja skema që përdorin shqiptarët për të sjell para nga aktivitete kriminale jashtë vendit
7 Gusht, 16:59
-
Përfituan 1.5 mln euro nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim tre biznesmenët! Një prej tyre, Gëzim Sallaku, ish-pronar i një klubi futbolli
13 Maj, 11:21
-
Do pastronin 18.4 mln euro të Cosa Nostra-s në Shqipëri, GJKKO dënon me 21 vite burg në total kunatin dhe shoferin e Rezart Taçit! Konfiskohet shuma e parave
25 Prill, 15:16
-
SPAK kap turkun e akuzuar për trafik droge mbi 10 mln €, Softa: Shqipëria përdoret nga të huajt, është fenomen! Policë të rinj? S’kanë pritshmëri
5 Prill, 19:25
-
Arben Ahmetaj në hetim pasuror, BKH zbarkon në banesat e partneres dhe ish-gruas së tij! Në vilën në Hamallaj gjenden 30 mijë euro
9 Mars, 20:34
-
Do pastronin para të 'Cosa Notras-s' në Shqipëri, SPAK kërkon 13 vite burg për kunatin e Rezart Taçit, 12 vite për shoferin e tij: Shuma prej 18 mln eurosh t’i kalojë shtetit
10 Shkurt, 11:38
-
Mashtrime 'online' dhe pastrim parash, arrestohen 3 persona në Itali! Njëri prej tyre shqiptar, drejtonte organizatën kriminale
16 Dhjetor 2022, 11:04
Kush vjedh leket e popullit duhet te marre nje ndeshkim te rende qe te behet shembull per te gjithe maskarenjte qe vjedhin
Përgjigju