Skema e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, Si u transferuan 18 mln eurot në Shqipëri në gusht të 2021

Skema e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, Si u transferuan 18 mln eurot në Shqipëri në gusht të 2021

Në nëntori 2021 kur SPAK shpalli në kërkim Rezart Taçin, ndërsa u arrestua kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo, Report Tv dhe Shqiptarja.com zbardhi detaje lidhur me dosjen e pastrimit të parave nga Rezart Taçi në bashkëpunim me italianët.

Dy prej italianëve, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella, rezulton se kishin ardhur në Shqipëri në muajin qershor 2021 ku hapën edhe llogari bankare për të transferuar më pas 18 milionë eurot që u sekuestruan më 12 nentor nga SPAK. Ata i transferuan eurot në llogari,ku Taçi më pas përmes transaksioneve do të bënte pastrimit përmes firmave të naftës ku do të transferoheshin në një bankë në Malin e Zi.

Rezart Taçi përmes transaksioneve bankare do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit , ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro. Nuk dihet nëse ai i ka marrë këto para.

Sipas SPAK skema e pastrimit të parave të krimit drejtohej nga shtetasit italian Francesco Zummo, 90 vjeç dhe I.Z., në bashkëpunim me ekonomistin Fabio Petruzzella dhe iatlianin D.C., të cilët pastronin paratë në Zvicër dhe Shqipëri. Në Shqipëri bashkëpunëtori i tyre ishte Rezart Taçi, i cili së bashku me 2 të besuarit e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, pastronin paratë përmes bizneseve të tyre në Shqipëri në sektorin e naftës.

Dy shqiptarët Artur Balla dhe Bledar Lilo kryenin transaksionet financiare përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri vlera e së cilës përllogaritet dhjetëra miliona euro. Gjatë hetimeve, SPAK ka mbledhur prova se Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij besuar do të merrnin përqindjen nga transaksionet e parave përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

SPAK sekuestroi 18,399,941.50 Euro, që janë përfituar pikërisht përmes pastrimit të parave të krimit, të cilat ishin bllokura më parë dhe ishin liruar nga një gjykatë. Këto para kanë ardhur nga italiani 90-vjeçarin Francesco Zummon nga Zvicra gjatë muajit gusht 2021 në Shqipëri ku do të bëhej edhe pastrimi nga Taçi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, por kjo është bërë vetëm pjesërisht, pasi hetimet e SPAK kanë parandaluar që të kryhej pastrimi i plotë i parave në Shqipëri.

Kush është Francesco Zummo

Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, është partner i dyshuar i kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, i cili qanë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Toto Riinës. Zummo akuzohet se ka ndihmuar Cianciminon në pastrimin e shumave të mëdha të parave. Po ashtu ai është hetuar nga gjyqtari Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia, ndërsa është akuzuar se ka qenë në dispozicion edhe të Cosa Nostra-s. Petruzzella është ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili ndihmoi në zhdukjen mbi 18 mln eurove të Zummon, që do të konfiskoheshin, duke i transferuar në një llogari bankare në Tiranë. Janë pikërisht këto para që SPAK i sekuestroi në 2021 dhe tashmë janë konfiskuar. 

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Antimafias së Palermos e cila ka drejtuar operacionin e riciklimit të parave ishin dhe përgjimet e antimafias italiane ku ishin bisedat e brokerit italian Cestagalli. Taçi e Cestgalli sipas përgjimeve të Antimafias e të zbardhura në dosjen hetimore ishin dakordësuar të merrnin 16% e shumës që do të riciklohej


Lajmi kryesor:

Do pastronin 18.3 mln euro të 'Cosa Notras'-s, SPAK çon në gjyq sipërmarrësin italian dhe 2 të tjerë, bashkëpunuan me Rezart Taçin! Do përfitonin 3 mln euro


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja