Akuzohet se tjetërsoi 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, GJKKO vendos gjykim të shkurtuar për Jorgo Goron

TIRANE-  Për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i pandehur për “Shpërdorim të detyrës” 2 herë, dhe mosdeklarim pasurie në kohën kur ishte kryebashkiak, vendimmarrja në GJKKO pritet të jetë shumë shpejt.

Në seancën e parë të themelit mbajtur sot (27 janar) Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, gjykimi me procedurë të shkurtuar do të jetë edhe për ish zyrtarët e tjerë, kokretisht për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi. Ndërsa ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.

Në seancë ku ishte i pranishëm edhe vetë Goro, i cili prej kohësh ndodhet në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore, Gjykata vendosi 13 shkurtin ditën kur prokuroria do të japë pretencën.  

Tjetërsimi i 10 mijë metrave katrorë
Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme është e sekuestruar me vendim të GJKKO.

Po kështu nga hetimi penal sipas SPAK rezultoi plotësisht e provuar se ish kryebashkiaku ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartamentme sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, të cilin e kishte regjistruar ne emrin e një shtetasi tjetër me inicialet G.S.

Në seancën e radhës,të datës 10 shkurt, ora 13.00, Prokuroria e Posaçme do të japë pretencën. Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës.

Akuzat për dosjen e Himarës
Jorgo Goro - me detyre Kryetar i Bashkise Himare, ne hetim nen masen ‘Arrest me Burg”. Akuzohet per  'Shperdorim detyre ne dy raste” dhe “refuzim per deklarim dhe 'mosdeklarim te pasurise”
Jerasimo Bashi - me detyre Drejtor i Drejtorise se Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Tokes, Bashkia Himare. Ne hetim nen masen “Arrest ne shtepi”  Akuzohet per  “Shperdorim detyre”, kryer ne bashkepunim
Bilbil Aliaj - me detyre Drejtor i ASHK-se (kadastra)  Drejtoria Vendore Vlore (ne kohen e ngjarjes), Ne hetim nen masen “Arrest ne shtepi”.  Akuzohet per “Shperdorimi i detyres”, kryer ne bashkepunim
Vezir Gjikoka - me detyre Jurist prane ASHK-se Drejtoria Vendore Vlore (ne kohen e ngjarjes). Në hetim nën masën “Arrest në shtëpi”.  Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim
Stavri Mëhilli – Ende në kërkim! Në hetim nën masën  “Arrest në burg” në mungesë! Akuzohet për  “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq