1 javë nga Kuvendi, nga ‘Kodi i Sigurisë’ te protestat, çfarë pritet të ndodhë më 11 dhjetor! Njerëzit e Berishës deri tani kanë lexuar 2500 emra delegatësh

5 Dhjetor 2021, 14:10 | Përditesimi i fundit: 2021-12-05 14:11:21

Ndonëse ndërtimi i tij ka qenë objekt i sulmeve të opozitës, pas një jave, stadiumi 'Air Albania' do të jetë mikpritesi i delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të Sali Berishës. Deri më tani, janë në total rreth 2500 delegatë nga thuajse gjysma e degëve të PD që do t’i bashkohen 11 dhjetorit, emrat e të cilëve janë bërë publikë.

Të dielën, emrat i lexuan nga selia blu dega 2, Kamëz dhe Dajt, ndërsa nga selia e degës edhe 5 bashkitë e Qarkut Berat.