1 mln e 75 mijë euro false në valixhe, flet kamerunasi që u kap në Rinas: Ma dha një shqiptar në Paris, e thërrisja me pseudonim

18 Shkurt 2022, 15:28 | Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 15:28

53-vjeçari nga Kameruni, Josoue Ngankam, në valixhen e së cilit policia gjeti 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara në aeroportin e Rinasit, nuk ka treguar emra të bashkëpunëtorëve të tij. Ngankam, para hetuesve, deklaroi se nuk ishte në dijeni të parave në valixhe, pasi sipas tij, atë ia kishte dhënë një mik i tij shqiptar në Paris për ta sjellë në Tiranë.

KT/Shqiptarja.com