10 ditë i ‘zhdukur’, edhe SHISH në kërkim të Ervis Martinajt! Kontrollohen bazat në 5 qytete, asnjë gjurmë nga i shumëkërkuari

17 Gusht 2022, 15:14

TIRANË- Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj, për të cilin një javë më parë xhaxhai i tij e denoncoi si person që ka humbur kontaktet me familjarët. Burime nga Policia i thanë Report Tv se hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë” .