10 mijë lekë ryshfet për të lëshuar vërtetime false për pajisje me dokumente bullgare, lihet në burg vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës dhe një tjetër zyrtar

24 Dhjetor 2023, 13:01 | Përditesimi i fundit: 2023-12-24 13:04:59

Gjykata e shkallës së parë Dibër ka lënë në burg Luan Mjeshtrin, administrator i njësisë administrative Ostren, dhe Arlin Limanin Specialist i shërbimit social në të njëjtën njësi administrative të cilët akuzohen se në këmbim të ryshfetit lëshonin vërtetime false për qytetarët që donin të përfitonin dokumente bullgare.