10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Rama: Maratonë që ja vlejti, u dëgjuan të gjitha! Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh

23 Shkurt 2022, 22:39 | Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 22:39

10 orë dëshmi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët për kryeministrin Edi Rama ishte një maratonë që ja vlejti, pasi u qartësuan gjërat në lidhje me atë që opozita e ka cilësuar si 'afera e inceneratorëve'.

Në një deklaratë për mediat, Rama u ndal edhe njëherë te shifra e 430 mln euro, që sipas opozitës janë vjedhur në këtë 'aferë', ku tha se kjo shifër nuk ekziston dhe se është një narrativë e ulët që në fund u zbardh.

r.k./Shqiptarja.com