114-vjetori i Pavarësisë, qytetarët mesazhe urimi nga Vlora: Gëzuar Shqipëri ditën më të bukur dhe kështu e lirë qofsh gjithmonë

28 Nëntor, 10:56 | Përditesimi: 28 Nëntor, 10:56

Në 114-vjetorin e Pavarësisë, qytetarët kanë përcjellë mesazhe urimi nga qyteti i Vlorës.

“Të jesh patriot, të jesh atdhetar ta duash këtë të vend. Jemi të gjithë një flamur. Ta duam këtë me gjak edhe zemër. Ky vend na mban, unë jam nga Kosova por jetoj në Shqipëri. Në Vlorë vij vit për vit”, tha një qytetar

"Jam i emocionuar, më drithërohet shpirti kur vjen kjo ditë. Jetoj në Tiranë, por jam vlonjat. Vajzat i kam rritur me dashurinë për Shqipërinë”, tha qytetari.

A.E/Shqiptarja.com