Korça feston me ngjyrat e flamurit kombëtar, paradë makinash kuqezi në rrugët e qytetit për 28 Nëntorin

28 Nëntor, 14:28 | Përditesimi: 28 Nëntor, 14:28

As moti i vranët nuk e ka zbehur atmosferën festive të 28 Nëntorit. Makina të zbukuruara me flamuj kuqezi parakalojnë në rrugë, duke i dhënë ngjyrat e flamurit kombëtar kësaj dite nëntori. Pamjet përcjellin frymën e festës dhe krenarinë e shqiptarëve në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

A.E/Shqiptarja.com