Dita e Pavarësisë, një grup i vogël qytetarësh protestë pas 'Sheshit të Flamurit' në Vlorë! Kundërshtojnë policinë

28 Nëntor, 11:06 | Përditesimi: 28 Nëntor, 11:06

Rreth 20 deri në 30 protestues janë mbledhur diten e sotme në ambientet pas Sheshit të Flamurit në Vlorë, ku kanë kundërshtuar forcat e policisë të pranishme në këtë zonë, ndërsa po mbaheshin aktivitetet ceremoniale me rastin e 28 Nëntorit.

Protestuesit, të cilët edhe në raste të mëparshme kanë zhvilluar protesta kundër projektit për ndërtimin e Muzeut të Hebrenjve, kanë shprehur sërish kundërshtimin e tyre. Mes tyre është edhe shtetasi Baki Goxhaj, i cili u bë i njohur pasi disa muaj më parë u ndalua nga forcat izraelite në ‘Flotiljen Sumud’ që po dërgonte ndihma drejt Gazës, si dhe tre protestues të tjerë

A.E/Shqiptarja.com