Prizreni feston kuqezi! Këngë patriotike, plisa të bardhë dhe flamuj kombëtarë në rrugët e qytetit historik

28 Nëntor, 14:45 | Përditesimi: 28 Nëntor, 14:45

Prizreni është veshur kuqezi sot për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që përkon edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Flamujt kombëtarë dhe ata të UÇK-së zbukurojnë rrugët, sheshet dhe lokalet e qytetit, ndërsa në sheshin “Shadërvan” dëgjohen këngë patriotike.

Edhe kamarierët u shërbejnë klientëve të veshur me plisa të bardhë dhe simbole kuqezi, ndërsa në rrugët e Prizrenit qarkullojnë makina të zbukuruara me flamuj. Në këtë ditë të shënuar për mbarë shqiptarët, Prizreni përcjell atmosferën e festës, krenarinë kombëtare dhe nderimin për sakrificat e shqiptarëve për liri e pavarësi.

A.E/Shqiptarja.com