‘120 vrasje pa autor?’, Nano i përgjigjet Salianjit: Ka raste të vështira për t'u zbardhur, ndodhin dhe në vende të zhvilluara

1 Dhjetor 2021, 12:41

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë i është përgjigjur deputetit të PD-së Ervin Salianji në lidhje vrasjet pa autor, ku pohoi se ka raste specifike që janë të vështira për t'u zbardhur.

Ervin Salianji: Nga 2014 janë 120 vrasje pa autorë. Ngjarjet tipike mafioze jo vetëm që nuk parandalohen po as edhe nuk zbulohen. Ka ekzekutime me snajper që nuk janë zbardhura. Ka ndonjë informacion në lidhje me kërto ngjarje? A ka sofistikim të grupeve kriminale?

Nano: Ngjarjet pa autorë që përmendi deputeti Salianji. Ka raste të veçanta specifike dhe të caktuara që janë të vështira për t’u zbardhur, kanë ndodhur edhe në vende të tjera shumë më të zhvilluara. Për zbardhjen e ngjarjeve që ju përmendët duan kohë, por të jeni të sigurt që angazhimi është maksimal dhe nuk pushin në asnjë moment për zbardhjen e tyre. Dua të sqaroj një tjetër moment. Kur flasim për vrasje, puna është e fshehtë dhe një pjesë e punës është e padukshme, kur kemi të bëjmë me parandalim të ngjarjeve sidomos, shkruan Shqiptarja.com. Një pjesë bëhen publike dhe një pjesë nuk bëhen për shkak të hetimeve. Për këtë arsye duhet të jemi të qartë që angazhimi është maksimal. Në lidhje me ngjarjet e fundit, ka hetime që do të jetë shumë shpejt rezultate.