12-vjeçari diagnostikohet me leucemi pas mjekimit të gabuar, kurimi i tij kushton 30 mijë euro, artistët e njohur koncert bamirësie në Cërrik për ta ndihmuar

27 Janar 2022, 08:12 | Përditesimi i fundit: 2022-01-27 14:49:04

Aleksandro qëndroi për 2 vite në Pediatrinë e Tiranës, ku u përmirësua, por infektimi me COVID bëri që shëndeti i tij të bëjë 'hapa prapa'. Ai është dërguar në Athinë ku po trajtohet, pasi për shkak të sëmundjes ka probleme edhe në organet e tjera të trupit. Kurimi i tij kushton 30 mijë euro, ndërsa për ta ndihmuar, artistët u mblodhën në Cërrik, ku organizuan një koncert bamirësie.