13 të vdekur deri tani në gusht, INSTAT nxjerr shifrat: Korriku 2025, më pak aksidente por më shumë të vdekur e të plagosur! Bien shifrat e 7-mujorit

28 Gusht, 16:37 | Përditesimi: 28 Gusht, 17:03

15 aksidente më pak u regjistruan në korrik 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për rënie të aksidenteve edhe në periudhën janar-korrik të këtij viti me 16%. Ndërkohë, nga të dhënat e Policisë, që Report Tv përpunoi, rezulton se nga 1 gushti u regjistruan 13 viktima në rrugë, ndërkohë gushtin e një viti më parë, 16 persona humbën jetën në rrugët e vendit.

I.M/Shqiptarja.com