Situatën e krijuar nga dalja e shtratit të lumit Vjosë, banorët e zonës e cilësojnë problematike. Ata thonë se lumi Vjosa ka dalë edhe herë të tjera nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.
“Vjosa ka dalë në 1971, iku gjithë fshati dhe e zuri komplet, edhe shtëpinë time që e kisha pak të lartë, hyri deri te pragu i derës”, thotë një 87-vjeçar për Report TV, banor i fshatit Ferras.












