1500 efektivë Policie për mbarëvajtjen e protestës së Berishës, kryepolici Hita ‘zbarkon’ në terren

17 Prill, 17:22 | Përditesimi: 17 Prill, 17:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skëndet Hita, ka zbritur vetë në terren për protestën e parë të opozitës, që nga emërimi i tij në detyrë.

Mësohet se Hita ka shkuar vetë pranë ‘bluve’ në terren, për të instruktuar efektivët e Policisë që janë në terren.

Ndërkohë që bëhet e ditur se të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së Berishës janë angazhuar 1500 efektivë policie.

I.M/Shqiptarja.com